FOTOGALERIA/ Basha: Fshatra të tërë në harresë, Rama propagandë për të mbuluar dështimin

Premte, 13 December 2019 14:38

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar ditën e sotme qeverinë dhe Edi Ramën se ka fshatra të tërë në Durrës dhe në zonat e goditura nga tërmeti që nuk janë ndihmuar. Me një reagim në faqen e tij në Facebook, kreu i PD-së Basha thotë se Tama po punon dhe bën propagandë për të mbuluar dështimin dhe neglizhencën që u mori jetën 51 njerëzve.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Dy javë e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se çdo të bëhet me ta. E gjithë vëmendja e qeverisë është tek propaganda për të mbuluar dështimin neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish.

Situata është e rrezikshme për shumë familje të cilat, në pamundësi të një strehe, po rikthehen në shtëpitë e tyre që nga verifikimet e para janë konsideruar të pabanueshme, duke rrezikuar jetën e këtyre familjeve.

Nga shteti nuk është kujtuar askush tu çojë një çadër, apo ushqimet më minimale, duke i detyruar të flenë jashtë apo ne rastin më të mirë te miq a të afërm. Ky dështim po na shtyn drejt një krize humanitare.

Thirrja ime për qytetarët është të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Kjo duhet të bëhet vetëm dhe vetëm pasi me përgjegjësi të plotë ligjore dhe penale, ekspertët e autorizuar zyrtarisht nga qeveria, çertifikojnë me shkrim dhe zyrtarisht se banesa është e sigurtë.

Në vend të vërtitjes si korbi nëpër gërmadha, duhet urgjent te alokohen fonde për strehimin dhe ushqimin e çdo fëmije, çdo prindi, çdo nëne dhe babai, çdo pensionisti në nevojë.

Të akordohen MENJËHERË për qytetarët e goditur nga tërmeti, 150 milion dollarët që Ministri i Inceneratorëve dhe Rrugës së Florinjtë, prapë jua la oligarkëve me buxhetin që sapo miratuan fshehtas 1 orë më parë.

Si mund të lihen qytetarët në mëshirën e fatit, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta!!!

Nuk ka dështim dhe paaftësi më të kobshme për një qeveri, që 17 ditë pas tërmetit nuk e di ende sa qytetarë ka të pastrehë, pa ushqim, pa asnjë ndihmë, sa banesa

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...