Menaxhimi pas tërmetit, Vasili: Rama ka vetëm një gjë në kokë, të përziej punët e njëri-tjetrit

Premte, 13 December 2019 18:01

I ftuar në intervistë në Ora News nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetit në vend. Ai është shprehur kjo qeveri ka qenë më e paaftë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

“Ka plot njerëz që janë jashtë vëmendjes së qeverisë që kanë mbetur në dorë të Zotit, unë kam postuar në Facebook të moshur që jetonin më një kafe në ditë, që nuk dinin ku të flinin. Kjo qeveri ka qenw më e paafta qw ka pasur ndonjëherë Shqipëria, Edi Rama ka vetëm një gjë në kokën e tij, të përziej punët e njeri-tjetrit”- ka theksuar Vasili.

Vasili i bën thirrje edhe prokurorisë që të kryej detyrën e vet pasi jetët e humbura të 51 shqiptarëve kërkojnë hesap

“Prokurori humbet, harron që në jemi me laps në dorë, se po u bie në hak shqiptarëve dhe 51 jetë të humbura kërkojnë hesap, të cilët mund të shpëtoheshin”- është shprehur Vasili.

Vasili gjithashtu ka theksuar se detyra e opozitës është të informojë opinionin publik dhe këtë gjë e ka bërë më së miri dukë paraqitur fakte. Sipas tij e vazhdimin e proçedurave e ka në dorë prokuroria.

Tërmetin e 26 nëntorit opozita e ka cilësuar si krim shtetëror ndërkohë që pas pyetjes sesi ajo do t’i vinte personat përgjegjës para pregjegjësisë Vasili u përgjigj:

“Ne nuk jemi prokurorët e Shqipërisë, nuk jemi gjykatat e Sqipërisë, ne po kryejmë shkëlqyeshëm detyrën tonë dukë e bërë faktin public, duke e ndarë këtë fakt me ju ëshë më të gjithë shqiptarët që ju ndjëkin. Brenda kësaj pjesë kominikimi është edhe pjesa e prokurorisë”.

Përveç kësaj ai u shpreh se opozita nuk ka pse të ulet në tryezën e prokurorit pasi ka bërë faktin publik dhe këtë detyrë e kanë bërë më së miri thekson ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...