PD: Buxheti vitit 2020 është pro oligarkëve, bizneset janë të detyruara të paguajnë 1 mijë euro shtesë

Premte, 13 December 2019 19:11

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një statusi në Facebok në lidhje me projektin e fiskalizimit ku thekson se bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë të paktën 1 mijë euro shtese.

Ajo tregon se ka vizituar disa biznese dhe ka theksuar se shumica prej tyre nuk kishin mundësi që të mbanin koston e qerasë dhe jo më të paguajnë edhe koston e fiskalizimit.

“Sot bashkë me Oriolën, Mateon dhe Andian vizituam disa prej tyre në Rrugën e Dibrës, shumica nuk kishin mundësi të mbanin kostot e qerasë dhe taksave por që do u duhet të paguajnë kostot e të ashtuquajturit “fiskalizim”. Të dënuar t’i rrisin kostot e një programi kompjuterik, së paku një firme dixhitale, një printeri fiskal ato do të paguajnë nga xhepi i tyre së paku 1 mijë euro shtesë”-shkruan Tabaku.

Gjithashtu ajo shton se edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë dhe që qëveria nuk po punon për bizneset por për oligarkët.

“Tashmë edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë, kjo qeveri nuk punon për bizneset por për oligarkët. Buxheti 2020 nuk është pro-biznes por por-oligarkë”-përfundon Tabaku.

Statusi i plotë

Buxheti 2020 nuk është pro-biznes por pro-oligarkë!

Bizneset vazhdojnë të vuajnë qeverisjen e keqe të Ramës dhe kësaj mazhorance. Ata vuajnë krizën e shkaktuar nga taksat e larta, mungesa e konsumit, gjendja e mjerueshme e qytetarëve dhe abuzimeve të administratës tatimore. Vendi është në kufirin e fundit për shkak të politikave të këqija, në pragun e një depresioni dhe dimri të ftohtë.

Sot bashkë me Oriolën, Mateon dhe Andian vizituam disa prej tyre në Rrugën e Dibrës, shumica nuk kishin mundësi të mbanin kostot e qerasë dhe taksave por që do u duhet të paguajnë kostot e të ashtuquajturit “fiskalizim”. Të dënuar t’i rrisin kostot e një programi kompjuterik, së paku një firme dixhitale, një printeri fiskal ato do të paguajnë nga xhepi i tyre së paku 1 mijë euro shtesë.

Sakaq, kriza që ato ndjejnë mbi kurriz bëhet më e rëndë si pasojë e rënies së konsumit dhe blerjeve. Dimri i madh tanimë do rëndojë mbi xhepat e tyre për shkak të makutërisë së qeverisë, keqpërdorimit të taksave dhe abuzimeve me politikat fiskale. Oferta jonë për taksa të ulëta, politikë administrative në favor të biznesit dhe shpëtim nga kriza që po robëron dhe zbras Shqipërinë u dëgjua me dëshirë. Tashmë edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë, kjo qeveri nuk punon për bizneset por për oligarkët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...