Hipokritët e fjalës së lirë

Diel, 15 December 2019 11:37

Qeveria shqiptare po shkon drejt finalizimit të një projekti që do fundoste përfundimisht fjalën e lirë në Shqipëri.

Nismat anti-shpifje janë kundërshtuar nga dhjetëra organizata dhe institucione të rëndësishme europiane dhe amerikane.

BIRN vlerëson në një shkrim se nëse do miratohen këto nisma më 19 dhjetor, Shqipëria nuk do jetë më demokraci hibride- pra një sistem me një këmbë në liri dhe tjetrën në diktaturë- por do jetë plotësisht totalitarizëm.

Megjithatë, siç tregon kjo grafikë e mjeshtrit Avni Delvina, nuk janë të paktë gazetarët e njohur në Shqipëri, sidomos ata të medias televizive, që ose nuk janë solidarizuar, ose nuk janë shqetësuar për situatën e rëndë.

 

Delvina i vendos ata në një situatë hipokrizie, duke ‘marshuar’ në Paris me moton ‘Je suis fjala e lirë’, një referencë ndaj protestës-homazh që u mbajt pas sulmit në redaksinë e revistës Charlie Hebdo.

Për ironi, në atë protestë mori pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që është kthyer në armikun numër 1 të medias në vend.

Por problemi është se çdo gazetar në këtë vend duhet ta kuptojë se fjala e lirë nuk i përket vetëm e portaleve dhe e internetit. Liria e medias na përket të gjithëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...