Censurë mediave, Vokshi: Rama po shfrytëzon mungesën e Gjykatës Kushtetuese

Hënë, 16 December 2019 21:14

Ajo që po bën kryeministri Edi Rama me median është një alarm për gjithë shoqërinë. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në studion e lajmeve në Ora News thotë se Rama po shfrytëzon mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të kaluar paketën anti shpifje që censuron median.

Sipas Vokshit, nëpërmjet ERTV, kryeministri Rama po monopolizon median. Madje Vokshi tha se këtë po e bën edhe duke shfrytëzuar RTSH.

Albana Vokshi: Në kushtet e mungesës së një Gjykata Kushtetuese, si mundet të kalohet një paketë që ka probleme të mëdhaja kushtetuese. Këtë po shfrytëzon Edi Rama, Edi Rama po shfrytëzon mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të kaluar paketat e censurës. Edi Rama është i pari që duhet të ndëshkohet për fake neës, ai nëpërmjet ERTV. Po monopolizon të gjithë sinjalin, për çdo transmetim, duke shfrytëzuar edhe RTSH, që është TV publik dhe nuk duhet ta bënte atë. Duke shfrytëzuar edhe stafin e RTSH, duke mos bërë asnjë transparencë të fondeve të ERTV, Edi Rama thotë mos ma prek. Edhe reagimi i mediave nuk ka qenë ai i duhuri.

Me keqardhje, Vokshi thotë se po i rikthehen misionit të ditëve të para të PD, betejës për fjalën e lirë.

Albana Vokshi: Nuk është më çështje politike, nuk është më çështje vetëm e PD, nuk është çështje vetëm e shoqatës së mediave. Është çështje e çdo qytetari shqiptar. Për fatin tonë të keq, gati 3 dekada pas rrëzimit të regjimit komunist, 29 vjet pas themelimit të PD ne i jemi rikthyer misionit të ditëve të para të PD, pra betejës për fjalën e lirë, për të drejtën kushtetuese për informim. Ajo çka po kërkon të bëjë Rama nëpërmjet një parlamenti ilegjitim, kërkon të miratojë një paketë që do ti mohojë të drejtën kushtetuese, ky është një alarm. Alarm shumë i madh për çdo qytetar shqiptar që e do lirinë, që e do demokracinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...