“Punohej me arrogancë ndaj vendit”/ Arben Malaj tregon si lindi konflikti me Veliajn dhe Ramën

Tuesday, 17 December 2019 10:52

I ftuar në studion e ABC-ja e Mëngjesit me gazetarin Enkel Demi, ish-ministri i Financave dhe anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë Prof. Arben Malaj, ndau me publikun perceptimet dhe opinionet e tij, në lidhje me kërkesën për shkarkim, nga ana e qeverisë nga detyra e tij në Bankën e Shqipërisë.

Malaj tha se e gjitha bëhet sepse ka qenë kritik ndaj kryeministrit, qeverisë, por edhe ndaj bashkisë dhe kryetarit të saj. Malaj gjithashtu tha se ishte tërhequr nga angazhimi i tij si Koordinator i grupit të ekonomistëve në bashkinë e Tiranës sepse punohej me arrogancë ndaj vendit.

Pjesë nga biseda:

Enkel Demi: Këta thonë që ju keni shkelur etikën.

Arben Malaj: Unë para se të jem profesor dhe anëtar i bordit, jam qytetar i vendit tim, dhe kërkoj të jetoj i lirë, në qytetin tim. Disa thonë që profile kaq të larta politike, nuk merren me gjëra të vogla, siç janë gjobat e bashkisë, siç është arroganca e nxjerrjes së 400 fëmijëve në mes të dimrit te rruga Astir, siç është etiketimi i qytetarëve që protestojnë shpellarë, siç është fakti që dikush që ka shitur fiq e bën dasmën në kala, apo një nënkryetar bashkie që fle me 900 euro në Spanjë, dmth unë kam reaguar për të gjitha këto.

Enkel Demi: Ju keni qenë këshilltar i Kryetari të Bashkisë së Tiranës?

Arben Malaj: Po, edhe i Edi Ramës sa herë më ka kërkuar.

Enkel Demi: Ju e dinit këtë punën e fiqve përpara se të bëheshit Këshilltar, pse e thoni sot?

Arben Malaj: Nuk është se e them sot se s’jam më, por sepse jam inspiruar shumë edhe nga rasti i Hillary Clinton me Barack Obamën e cila tha: “Ju nuk  e dini se sa shumë e kemi sharë ne njëri tjetrin, bile Obama i pagoi dhe deficitin e fushatës, por kur ftohesh për ti shërbyer vendit tënd të gjitha harrohen”.

Enkel Demi: Të jesh Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë i shërben qytetit…

Arben Malaj: Jo unë isha Koordinator i Grupit të Ekonomistëve dhe kam shërbyer me shumë profesionalizëm, dhe në momentet që kam dëshiruar të qeveriset me zemër, dhe jo me arrogancë, nuk u morën parasysh këshillat e mia dhe atëherë u tërhoqa.

Ditën e djeshme Komisioni i Ekonomisë miratoi kërkesën e qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ndërsa Kuvendi do të votojë ditën e nesërme për shkarkimin e tij. Malaj njoftoi se do të mbajë një fjalë prej 15 minuta në parlament./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...