Presidenti takon Këshillin Ndërfetar: Situata tragjike pas tërmetit, moment reflektimi, ringritje dhe pajtimi

Tuesday, 17 December 2019 14:14

Presidenti takon Këshillin Ndërfetar: Situata tragjike pas tërmetit, moment reflektimi, ringritje dhe pajtimi

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë, për të diskutuar mbi situatën e pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe pasojat jo vetëm materiale, por dhe shpirtërore të qytetarëve në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Presidenti Meta i falënderoi Krerët e Bashkësive fetare për reagimin e tyre të menjëhershëm, duke u gjendur pranë njerëzve në këto momente të vështira dhe vlerësoi mbështetjen e tyre të pazëvendësueshme shpirtërore, morale dhe psikologjike.

“Roli juaj për rimëkëmbjen shpirtërore, rikthimin e shpresës, forcimin e solidaritetit e kurajës në kapërcimin e momenteve më të vështira që ka kaluar dhe kalon populli ynë është shumë i vyer”, – nënvizoi Presidenti Meta.

“Situata tragjike dhe kjo krizë e rëndë humanitare për të gjithë shoqërinë tonë duhet të shërbejë si një moment jo vetëm reflektimi por edhe pajtimi për të qëndruar së bashku në ndërtimin e një të ardhme me paqe, shpresë e dashuri, si një fillim i ri që vendi të ringrihet, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht dhe psikologjikisht”, – ishte mesazhi i përbashkët i Kryetarëve të Bashkësive fetare në takimin me Presidentin e Republikës.

Kreu i Shtetit kërkoi që të verifikohen dhe të evidentohen të gjitha objektet e kultit të dëmtuara nga tërmeti, në mënyrë që në një kohë sa më të shpejtë të mundësohet rikthimi i tyre në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...