Dëshmia tronditëse e Kristi Pinderit/ ‘Isha dëshmitar kur Sadri Abazi pastronte para’

E mërkurë, 18 December 2019 13:00

ktivisti i njohur Kristi Pinderi në një shkrim në rrjetet sociale, ka analizuar paketën ‘Anti-shpifje’, një ligj të cilin deputetët e maxhorancës do ta dërgojnë për ta votuar në Kuvend, paketë e cila është kundërshtuar si nga gazetarët brenda vendit, ashtu edhe nga organizata ndërkombëtare.

Pinderi ka zbuluar disa raste kur ka qenë vetë dëshmitar i ngjarjeve dhe fakteve sesi socialistët kanë kërkuar gjithmonë të kenë ndikim tek mediat, duke paguar me para në dorë gazetarët.

‘Ne momentin kur një gazetar është dëshmitar ne një ngjarje, a është dëshmia e tij një fakt, apo duhet shoqëruar edhe me prova dytësore për tu pranuar si e vërtete?

Psh, unë kam qene dëshmitar gjate 2009 kur njerëz te PS shkonin ne mënyre periodike ne pallatin e Sadri Abazit për te marre zarfet e lekeve qe përdoreshin ne fushate, leke qe nuk qarkullonin me banke e as regjistroheshin sipas ligjit si kontribute ne parti, por thjesht qarkullonin dorazi (e unë e di se kam qene vete qe kam marre zarfin nga pallati i Sadriut te Treni e i kam çuar ne zyrën e PS). Ne rast te tille pra, me duhet edhe mandati i arkëtimit për te vërtetuar këtë paligjshmëri?

 

Unë kam qene ne lëvizjen Mjaft, drejtor i komunikimit kur pasi fituam një fond te NED për krijimin e një radioje, brenda javës ministrja qe sot drejton ministrinë e transporteve na kërkoi përmes Fugës, 40 mije dollarët e projektit për te bere një emision ne Top Albania Radio. Kjo nuk ka asgjë te paligjshme, por tregon mënyrën si Mjafti i lalit dhe i te tjerëve atje kishin ndërtuar marrëdhëniet e tyre me median dhe me gazetaret, një forme korruptive kjo për ti patur nen kontroll. A me duhet ndonjë dokument për këtë?

Me duhet mandat arkëtimi për te vërtetuar rastet kur lali merrte ne tel Gimin e Ksamilit për ti marre 17 milionë leke për te paguar kostot mujore te gazetës Mapo qe shërbente për opozitën e atëhershme si një mjet i fuqishëm i formësimit te opinionit publik?

Te marr mandat arkëtimi për diçka qe e kam dëgjuar me veshët e mi ne makine? Mandat arkëtimi për te vërtetuar si njerëz te medias paguheshin një milion lek për një faqe shkrim, jo se shkruanin gjera te papara (shpesh përkthenin nga The Economist dhe u vinin emrin e tyre), por sepse me ato lek blihej fjala dhe influenca e tyre, blihej autoriteti i tyre ne publik: janë te njëjtët gazetare qe sot mbrojnë lalin. Dmth lali i paguante dikur, tani e paguajnë mbrapsht ata për te mbrojtur lalin.

Dmth, sipas konceptit te shpifjes publike, gazetari qe është dëshmitar okular duhet te dëshmoje për çfarë ka pare e dëgjuar, apo duhet te ketë dhe ndonjë mandat arkëtimi qe te mos konsiderohet si ‘shpifës’?’- shkruan Pinderi.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...