Organizata e fuqishme ndërkombëtare: Meta të refuzojë paketën anti-shpifje

E Enjte, 19 December 2019 20:39

Një nga organizatat më të fuqishme në botë për lirinë e medias, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, doli me një deklaratë sot, një ditë pasi Kuvendi miratoi nismën kundër shpifjes.

Organizata me bazë në Nju Jork, i bëri thirrje presidentit Ilir Meta të refuzojë firmosjen e kësaj pakete ligjore.

 “Presidenti shqiptar, Ilir Meta duhet të hedhë poshtë legjislacionin e propozuar, i cili kufizon faqet e internetit dhe shtyp median e lirë”, tha KMG.

Edhe në një letër të publikuar para disa ditësh, KMG bënte thirrje për të mos miratuar këto nisma. “Presidenti shqiptar, Ilir Meta duhet t’i shohë ligjet e propozuara për median ashtu siç janë: një goditje gjigande për lirinë e medias,” tha në Nju Jork koordinatorja e programit të KMG për Europën dhe Azinë, Gulnoza Said.

“Meta duhet të hedhë poshtë propozimet dhe të sigurojë që ligjet e ardhshme të mediave, të miratuara nga qeveria, të marrin parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e grupeve vendase të lirisë së shtypit”, tha Said.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...