Rama, as nuk e njeh e as nuk e do Kosovën

Premte, 20 December 2019 17:36

Edhe pse me shqiptarët kundër, Edi Rama e vazhdoi sot në Tiranë bashkëpunimin zemërgjerë me Aleksandër Vuçiçin për një minishengen Ballkanik por pa Kosovën. Kjo është cilësuar nga opinioni i intelektualëve dhe shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë si një tradhti, pasi Kosova është përjashtuar nga kjo tryezë me atë që Rama e thërret me mburrje edhe miku im, Aleksandër Vuçiçin.

Gjatë 22 viteve të tij ën pushtet prej diktatoruci, por sidomos këto 6 vitet e fundit si kryeministër,  përveçse të qënurit “Gruaja e Bilalit”, Rama ka edhe një rekord të zi tjetër në marrëdhënie me Kosovën. Kjo është një çështje ku nuk hyjnë në punë as çitjanet, as brekushet, as adidasit, por ka hyrë në punë për kanale të dyshimta jashtë territorit shqiptar miqësia e tij me Aleksandër Vuçiç. Eshët përzier në punë që nuk i takojnë, por të mos thënë at ë që është e vërtetë se i ka prishur punë Kosovës. Të gjitha aktet e deklaratat e tij, veprimet e fundit në Serbi, “mini-Shengeni” i sponsorizuar nga Soros e i mbajtur i fshehtë ky fakt, kanë dëshmuar në mënyrë që qartë se ky personazh as nuk e njeh e as nuk e do Kosovën.

Së pari, dëmi më i madh që i ka shkartuar Kosovës e futjes së hunëve aty ku nuk i takon, është kanabizimi dhe shkatërrimi i ekonomisë shqiptare, kiriminalizimi i saj dhe jetës politike të vendit. Gjithçka fillon me këtë. Çdo marrëdhënie e tij i ka shkërbyer vetëm strategjisë serbe dhe nga goja e kryeministrit shqiptar nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë që t’i thotë shprehimisht njeriut të Sheshelit, Vuçiç, për lemerinë e krimeve që janë kryer në Kosovë e çfarë duhet të bëjë Serbia për këtë, duke folur edhe për dëmshpërblimin.

Ky njeri as nuk e ndien e as nuk e do Kosovën, sepse nuk ke si ta njohësh e si ta duash Kosovën kur Vuçiç deklaron “Plani im për shkëmbimin e territoreve” dhe t’i i shërben këtij plani serb për shkëmbim territoresh. Nuk ka pasqyrë më të qartë për të parë fytyrën e vërtetë të “gruas së Bialit”, sesa krimet serbe në Kosovë, gjaku  fëmijëve, grave e burrave atje dhe ti i thua Aleksandër Vuçiçit “Miku im” dhe kaparadisesh në Novi Sad me një çështje ku as nuk ke pyetur e as nuk je përfillur nga Kosova. Janë për t’u përshëndetur deklaratat e vërteta të Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. “Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.  /55neës.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...