Rama krah presidentit serb në Durrës, në Tiranë protesta: Vuçiç kriminel!

Saturday, 21 December 2019 11:01

Nisma “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” po protestojnë përpara hotelit ku do të mbahet takimi i tre liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me kryeministrin Edi Rama. Në samit janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Djukanovic.

“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një Jugosllavie të re. Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na con turravrap drejt rilindjes”, tha Aulon Kalaja iniciator i kësaj proteste.

Në orët e para të mëngjesit u shënua një incident me policinë. Kalaja tregon se policia nuk ka pranuar që të vendoset një flamur të madh dhe nuk i lejon që ata të mbajnë protestën  tek busti “Ismail Qemali” përballë hotelit ku do të mbahet samiti. Gjithashtu Kalaja tregon se u mor forcërisht dhe një vajzë dhe është përplasur në tokë nga policia.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të Presidentit  të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në Durrës, në zonat e prekura nga tërmeti.

Modifikuar më Saturday, 21 December 2019 13:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...