Mini-shengeni, Rama u vendos tërësisht kundër Kosovës/ Vasili: Pse nuk respektohet qëndrimi amerikan…

Diel, 22 December 2019 10:00

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, përmes një postimi në rrjet ka komentuar takimet në kuadër të mini-Shengenit Ballkanik, duke vënë theksin në mos praninë e përfaqësuesve të Kosovës. Vasili kujton se i dërguari special i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, per Minishengenin theksoi se: “ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

Referuar kësaj, zyrtari i LSI shprehet se ky qëndrim amerikan është shume i qartë, është pro Kosovës dhe asgjesues për përpjekjen e Serbisë për të mos e njohur Kosovën dhe për ta konsideruar me këmbëngulje dhe agresivisht si pjesë të saj”.

“Asnjë tavolinë e mëtejshme Minishengeni nuk mund të zhvillohej pa zgjidhur këtë problem kritik, që lidhej me integritetin dhe sinqeritetin e tavolinës.

Vazhdimi i tavolinave të Minishengenit pa Kosovën dhe patetizmi demonizues, ironik dhe tradhëtar i Ramës kundër saj s’janë as më shumë dhe as më pak se sa shitja pa hezitim e Kosovës tek Serbia.

Çdo shqiptar pa asnjë përjashtim po të pyetej, do të thoshte se tavolina pa Kosovën nuk mund të mbahej kurrsesi.

Rama u vendos tërësisht kundër Kosovës duke pranuar të ulej dhe rreshtohej në tavolinë me ish Republikat Jugosllave pa Kosovën dhe kundër Kosovës”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Rama si kryeminister i Republikes se shtate te Jugosllavise kunder njohjes se Kosoves!!

I dërguari special i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, per Minishengenin theksoi se:

” Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës ”.

Ky qendrim amerikan eshte shume i qarte, eshte pro Kosoves dhe asgjesues per perpjekjen e Serbise per te mos e njohur Kosoven dhe per ta konsideruar me kembengulje dhe agresivisht si pjese te saj.

Asnje tavoline e metejshme Minishengeni nuk mund te zhvillohej pa zgjidhur kete problem kritik, qe lidhej me integritetin dhe sinqeritetin e tavolines.

Vazhdimi i tavolinave te Minishengenit pa Kosoven dhe patetizmi demonizues,ironik dhe tradhetar i Rames kunder saj s’jane as me shume dhe as me pak se sa shitja pa hezitim i Kosoves tek Serbia.

Çdo shqiptar pa asnje perjashtim po te pyetej, do te thoshte se tavolina pa Kosoven nuk mund te mbahej kurrsesi.

Rama u vendos teresisht kunder Kosoves duke pranuar te ulej dhe rreshtohej ne tavoline me ish Republikat Jugosllave pa Kosoven dhe kunder Kosoves.

Serbia qe kerkon,udheheq dhe imponon Minishengenin pa e njohur Kosoven, e ben kete per ta nxjerre nga axhendat njohjen e Kosoves si dhe per ta relativizuar, minimizuar dhe izoluar kete kauze, per te cilen jane bere sakrifica te panumerta dhe eshte derdhur gjak.

Venia totalisht e Rames ne dispozicion te ketij qellimi shume te qarte te Serbise kunder Kosoves, duke ju kundervene edhe SHBA, eshte nje tradheti shume shume e rende.

Minishengeni nuk zgjidh asnje problem per shqiptaret as ne Shqiperi dhe as ne Kosove.

Minishengeni zgjidh vetem problemin e Serbise per te mosnjohur asnje here Kosoven dhe per ta penguar ate kudo dhe me ç’te mundet.Ky eshte nje skenar i qarte.

Ne se per pjestaret e tjere ish jugosllave te tavolines se Minishengenit ky nuk eshte fare problem per shqiptaret ne Shqiperi dhe Kosove njohja e Kosoves eshte dhe mbetet nje Kauze e shenjte.

I vetmi problem kritik ne hapesiren ballkanike eshte qendrimi armiqesor dhe destruktiv i Serbise lidhur me mos njohjen e Kosoves.

Ky qendrim konfliktnxites eshte nje nga momentet me te nxehta zgjidhja e te cilit nuk pret dhe kerkon pergjigjen e e shpejte dhe te vetme,qe eshte: njohja pa kushte e Kosoves nga Serbia.

Krijimi prej dyshes Rama- Vuçiç i nje fokusi fiktiv dhe artificial si fictioni i Minishengenit ka vetem nje qellim shtyrjen ne nje qoshe dhe ç’perqendrimin e vemendjes per zgjidhjen e çeshtjes kardinale te njohjes se Kosoves nga Serbia.

Rama me bindje te plote ka zgjedhur anen renegate anti Kosove te tavolines se Minishengenit.

Rama perfundimisht po sillet si kryeministri i nje Republike te shtate te Jugosllavise dhe aspak si perfaqesues i Shqiperise, qe eshte vellai i madh i pazevendesueshem per Kosoven.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...