Arrestimi i Sandër Gjokës, “shpërthen” aktivisti: Shteti ynë është propogandë, arrestoni ministrat rilindas

Tuesday, 24 December 2019 09:34

Aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo përmes një postimi në rrjet ka reaguar mbi njoftimin e arrestimit të Aleksandër Gjokës, i cili u kap nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur (njoftimi zyrtar i policisë) me 0.66 ml/g alkool, ndërsa norma lejon deri në 0.5.

Kristo shkruan se shteti ynë është propogandë. “Nuk më pëlqeu arrestimi i tij. Ka ardhur koha të bëhet një diskutim i madh publik mbi masën e alkoolit të lejuar. Edhe po të pish një gotë kola të kap aparati. Norma këtu është absurde”, shkruan Kristo.

Ndërkohë aktivisti i njohur ka një mesazh edhe për ata ata që pajtohen me arrestimin. “Pse nuk kërkoni me kaq furi arrestimin e ministrave rilindas hajdutë? Apo u dhimbsen ata?”, shkruan Kristo.

Postimi nga Erion Kristo

Unë e dua Aleksandër Gjokën, edhe kur gabon.

Shteti ynë është propagandë dhe jo thelb. Bën gjëra vetëm për lajm. Nuk më pëlqeu arrestimi i tij. Ka ardhur koha të bëhet një diskutim i madh publik mbi masën e alkoolit të lejuar. Edhe po të pish një gotë kola të kap aparati. Norma këtu është absurde.

Ky do ishte kontribut në këtë çështje. Kurse për ata që pajtohen me arrestimin, u them: Pse nuk kërkoni me kaq furi arrestimin e ministrave rilindas hajdutë? Apo u dhimbsen ata?

Me këtë rast përshëndes Nismën Thurje që denoncoi në SPAK PPP e sterilizimit. Ky është kontribut!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...