Vuçiç: Po rikrijoj Jugosllavinë plus Shqipërinë

Saturday, 28 December 2019 15:58

Rikrijim i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë. Një përsëritje e skenarit të pasluftës, kur Tito, të cilin Vuçiç e konsideron si burrë shumë të zgjuar dhe kërkon ta imitojë, u përpoq të bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë.

I ashtuquajturi mini-Shengeni ballkanik ka qenë një ide e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç që para se të zgjidhej, çka e tregon edhe në këtë intervistë me Politico, dhënë menjëherë pas fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
I pyetur nëse po përpiqet që me zonën e tregtisë së lirë në rajon të rikrijojë Jugosllavinë, Vuçiç nuk fshihet.

‘Është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipëria. Është një ide politike, por pa vënë në rrezik sovranitetin e tyre. Kjo do të nxitë ekonomitë tona. Na duhet nivel rritjeje 4-5% në baza vjetore, jo 3%. Aq nuk mjafton’ deklaronte Vuçiç në një intervistë të mëhershme për Politico.eu.

Duke pasur parasysh që rajoni i Ballkanit tradicionalisht është konsideruar një fuçi baruti, plot konflikte e mosmarrëveshje midis fqinjëve, është i kuptueshëm skepticizmi me të cilin pritet ideja e presidentit serb. Por Vuçiç e ka modelin për t’u ndjekur: Josip Broz Tito.

‘Tito ia doli. Ai ishte diktator komunist, por burrë shumë i zgjuar. Ishte kovaç, e imagjinoni dot? Por ishte shumë i zgjuar. Dinte si t’i bashkonte njerëzit. Kjo është ajo që na duhet. Ne duhet t’i bashkojmë njerëzit’, thotë Vuçiç.

Sigurisht që krijesa artificiale Jugosllavi ziente përbrenda dhe nuk kaluan as 12 vjet që nga vdekja e diktatorit ‘bashkues të popujve’ që të shpërbëhej. Edhe në ndarje konfliktet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, me Kosovën e Bosnjën që nuk gjejnë qetësi nga Beogradi që trazon zjarrin. Sa për sovranitetin e vendeve pjesëmarrëse, gjaku i derdhur që nga shpërbërja paralajmëron më tepër se fjalët e ‘serbit krenar’ Vuçiç...

Modifikuar më Saturday, 28 December 2019 17:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...