Rama vendos të japë me PPP edhe pasuritë kombëtare të kulturës

Hënë, 30 December 2019 12:15

Vetëm pak muaj pasi Këshilli i Ministrave përcaktoi rregulloren përmes së cilës pasuritë kulturore në vend do u jepen nën administrim fondacioneve, ka përcaktuar edhe rregullat për ngritjen e funksionimin e Këshillit Kombëtar të Menaxhimit të Pasurive Kulturore.

Sipas një vendimi të publikuar në Fletoren e fundit zyrtare, ky Këshill Kombëtar do të kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe ka në përbërje edhe 10 anëtarë të tjerë të emëruar prej tij.
Përmes vendimit të shtatorit Qeveria përcaktoi rregullat e administrimit të pasurive kulturore publike dhe të funksionimit të subjekteve juridike të themeluara në formën e fondacionit, me qëllim ruajtjen, mbrojtjen, vlerësimin dhe miradministrimin e pasurive kulturore publike, duke garantuar aksesin e publikut në këto pasuri dhe përmirësimin e shërbimeve në to.

Këto rregulla zbatohen për administrimin indirekt të pasurive kulturore publike nga ana e fondacioneve të themeluara nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore me partnerë strategjikë ose nga institucionet e specializuara në formën e fondacioneve të trashëgimisë kulturore.

Vendimi përcakton gjithashtu se përveç pasurive të dhëna në administrim, sipas marrëveshjes së lidhur mes ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe fondacionit, ky i fundit mund të zotërojë, të posedojë në format e parashikuara nga legjislacioni në fuqi edhe pasuri të tjera, me vlera kulturore ose jo, kur ky vlerëson se këto pasuri dhe të ardhurat që vijnë prej tyre i shërbejnë qëllimit për të cilin është krijuar.

Për kategorinë e pasurive kulturore publike me rëndësi universale, marrëveshja e administrimit mes ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe fondacionit miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Për kategorinë e pasurive kulturore publike me rëndësi kombëtare dhe lokale, marrëveshja e administrimit mes ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe fondacionit miratohet nga Këshilli i Ministrave./ Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...