Berisha: Goditje e merituar ndaj regjimit të Ajetullahve

Premte, 03 Janar 2020 18:43

Ish-kryeministri Berisha ka përshëndetur, sulmin e forcave amerikane ndaj autokolonës së makinave të Forcave Popullore të Irakut në aeroportin e Bagdatit që la të vrarë komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, si edhe një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis.

‘Kasem Sulejmani, një nga figurat kryesore të terrorizmit botëror mori atë që meritonte! Kjo është fitore e paqes! Të dashur miq, forcat speciale të SHBA, me urdhër të presidentit Trump asgjësuan mbrëmë fizikisht, duke e goditur nga një dron makinën e tij, kryeterroristin e forcave të armatosura të rregjimit terrorist të Iranit, komandantin famkeq të Kuds Force, Kasem Sulejmani.

Përshëndes këtë akt si një goditje të merituar ndaj rregjimit diktatorial të Ajetullahve që vetëm javët e fundi ekzekutoi në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të vendit mijra demostrues paqësorë dhe që është mbështetje kryesore e regjimeve kriminale të Lindjes së Mesme, kërcënim kryesor për paqen, stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik. Sb’-shkruan Berisha.

Modifikuar më Premte, 03 Janar 2020 19:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...