Vrasja nga SHBA e gjeneralit iranian, Rama: Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Trump

Premte, 03 Janar 2020 18:59

Eleminimi nga forcat speciale amerikane i gjeneralit të Forcave Popullore të Irakut, Qassim Soleimani, është përshëndetur edhe nga kryeministri Rama.

‘Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë",shkruan Rama ndër të tjera në tëitter, në lidhje me vrasjen e gjeneralit të lartë Iranian.

"Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë ta bëjnë këtë" shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Qassim Soleimani u eleminua gjatë mesnatës së djeshme, ndërsa disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po e shoqëronin në dalje të  aeroportit.

Gjatë këtij sulmi u vra edhe një tjetër drejtues i ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 ushtarakë të tjerë.

Modifikuar më Premte, 03 Janar 2020 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...