'Të rifitojmë të ardhmen e grabitur nga Qeveria': LSI mbledh sot Konventën e Tiranës

Saturday, 04 Janar 2020 09:13

Mblidhet sot Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim e Tiranës. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Qendrës Kulturore, pranë Kompleksit të Katedrales Orthodhokse, njoftoi LSI.  Qëllimi i mbledhjes i kësaj Konvente në fillim të vitit, u dha dje nga Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, gjatë një deklarate:

Shqiptarët në 2020 nuk mund të humbasin më asnjë ditë më shumë për të rifituar të ardhmen e grabitur nga qeveria, për të rikthyer shpresën, për ta parë perspektivën e tyre në Shqipëri dhe jo duke braktisur shqipërinë, dhe për t’u integruar në Europë aty ku shqiptarët meritojnë të jenë por për shkak të qeverisë ndodhen jashtë saj.

Ndaj viti 2020 është vendosja e drejtësisë së popullit të grabitur e të plackitur dhe për largimin e një qeverisje që është shkaktare e ditëve të errëta e të zymta që ata po kalojnë e që I përjetuan të tilla edhe gjatë festave.

Lëvizja Socialiste për Integrim do t’u japë jehonë këtyre shqetësimeve kritike të shqiptarëve dhe rrugës së qartë të zgjidhjes së tyre në Konventën e LSI-së së Tiranës. 2020 është viti ku Shqipëria të kthehet shtëpia e shqiptarëve."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...