Vasali-Ramës: Kush ta lidhi gjuhën për sulmin ndaj ambasadës së Malit të Zi

Saturday, 04 Janar 2020 18:39

Pas sulmit në ambasadën e Malit të Zi në Serbi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktin se ky i fundit nuk ka reaguar për ngjarjen.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se kryeministri nuk ka shqiptuar e shkruar asnjë fjale për sulmin ndaj ambasadës së Malit te Zi në Beograd.
Ndër te tjera ai shtron edhe disa pyetje, mes tyre dhe fakti se kush ia mbylli gojën Rames.

REAGIMI I VASILIT
Edi Rama memec për sulmin ndaj ndaj ambasadës së Malit te zi!!
Rama kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqiperise nuk ka shqiptuar e shkruar asnjë fjale për sulmin ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd.
E kishte detyrim shtetëror që të fliste. E kishte detyrim diplomatik te shprehej. E kishte obligim politik te mbante qëndrim.

Si një propagandist i palodhur i minishengenit gjer ne histeri, e kishte te detyruar te prononcohej për gjest te rende qe hedh ne ere mirëkuptimin, klimën e paqes dhe besimit mes vendeve, që janë edhe premisa kryesore te çdo marrëveshjeje.
I palodhur ne komente boshe, i paepur ne beteja qesharake me ndjekësit ne FB fjalamani patologjik hesht për një problem kaq serioz dhe tregon një mungese integriteti kritike dhe vë bedelin Caka te belbëzojë fjali te shkoqura qe s’thonë asgjë dhe pa asnjë qëndrim
Natyrshëm lindin disa pyetje
Pse u be memec llafazani i sëmurë Edi Rama??
Kush ja lidhi gjuhen gjuhëlëshuarit Edi Rama??
Ç’detyrim i madh ja mbylli gojën zhurmëmadhit Edi Rama??
Pse u tremb kaq shumë gojehumburi Edi Rama sa që detyrohet e flet me gojën e Cakës??
Tek përgjigja e këtyre pyetjeve qëndron edhe e vërteta e hidhur e minishengenit tradhtar antishqiptar dhe anti-Kosovë të Edi Rama.

Modifikuar më Saturday, 04 Janar 2020 18:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...