Ish-kryeministri Berisha: Akuza të tjera për krime të rënda dorëzohen kundër Dvoranit në prokurori

Saturday, 04 Janar 2020 22:19

Ish-kryeministri Berisha duke publikuar akuzën që Avokati i Popullit ka ngritur në Prokurori ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, i cili është paditur  edhe nga Presidenti i Republikës, shkruan ndër të tjera autor i vërtetë i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë është Edvin Rama

‘Miq, shkatërrimi me qëllim kapjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese nga Edvin Mafia ka zhdukur shtetin ligjor në Shqipëri, është njëri nga faktorët kryesor të bllokimit të negociatave të Shqipërisë me BE, ka krijuar abuzim masiv në dhjetra mijra raste me të drejtat e njeriut, dhe i ka shkaktuar vendit jo më pak se 4 miliard euro dëme në çëshjet civile, pronat dhe bizneset e bllokuara në fitimet munguara në detyrime kamatash e në largimin e investimeve të huaja dhe refuzimin e prerë të investitorëve të huaj për të investuar në një vend pa shtet ligjor. E gjitha kjo erdhi se për të kapur drejtësinë Edvin Mafia, ai përdori metodën topdoën dmth metodën e dekompozimit apo shkatërrimit dhe ndërtimit nga sipër, në rastin konkret nga Edvin Mafia dhe narkohorrat e tij në krye të Dvoran KED, Kunat KLP të institucioneve të shkatërruara.

 

Në këtë kontekst për vendin ndërtimi dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese është një emergjence e vërtet.

 

Por ndërtimi i tyre duke dhunuar në mënyrë flagrante kushtetutën, dmth ndërtimi i tyre jo si institucione kushtetuese të shtetit ligjor por si shpella të reja të mafies së Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij është një ndëshkim i ri i Shqipërisë. Kështu, këto kohë, Edvin Mafia, i shërbyer nga nje narkohorr si Dvorani, që kaloi me sukses vetingun duke përdhosur atë pasi nuk justifikonte rreth 100 milion lek dhe ishte blerë nga Albtelekomi me apartamente dhe dhjetëra mijëra euro për procese gjyqësore në konflikt flagarant interesi, hodhi tentakulat e tij mafioze mbi gjykatën kushtetuese.

 

Për veprimet e tij mafioze presidenca e ka paditur pseudogjykatesin vegël e Edvin Mafisë për një seri akuzash të rënda, për të cilat ai duhet të dënohet 15-34 vjet burg. Por përveç presidencës ate e paditi këto dite edhe avokati i popullit i ngarkuar me kushtetutë per mbikqyrjen e veprimtarisë së Dvoran KED.

Per me hollesisht për akuzat e rënda të avokatit te popullit ndaj ketij përfaqësuesi të mafies shtetërore ju ftoj te lexoni artikullin e mëposhtëm! Sb’-shkruan Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...