Vazhdojnë historitë qesharake/ Cakaj e quan Ramën ‘në detyrë’

E Enjte, 09 Janar 2020 14:25
 
Shqipëria mori kryesimin e OSBE dhe disa meme online sugjerojnë se tashmë kryeministri Edi Rama mund të pranojë lirshëm se është ‘lider global’.
 
“Do i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Do luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Do kem parasysh çdo gjë që ju thoni, do dëgjojmë me vemendje çdo sugjerim”, tha Rama, në një kohë kur vetë Shqipëria është në një krizë të thellë demokratike.
Por ajo që ra në sy në këtë konferencë ishte paraqitja e Edi Ramës me emërtimin ‘kryeministër dhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë’. Kaq e gjatë ishte tabela përpara Ramës, sa nuk u kalua pa komente në rrjetet sociale, në një kohë kur Gent Cakaj mbante përpara thjesht një letër ku shkruhej: Shqipëria.
 
 
Më vonë, vetë Cakaj postoi një mesazh në FB. “Sot në Këshillin e Përhershëm me Kryetarin në Detyrë të OSBE, z. Edi Rama, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë së Shqipërisë 2020”, shkruan ai.
 
E kështu, ‘ministri në detyrë’ e bëri Ramën ‘kryetar në detyrë’. Kjo rrëshqitje frojdiste ka lidhje me faktin se Rama nuk po e prezanton më Cakajn as si ministër në detyrë. Por natyrisht ka lidhje edhe me përkthimin. Rama është kryetar ‘in office’, kurse Cakaj është ‘acting minister’.
 
Në disa media është raportuar se mes Ramës dhe Cakajt ka fërkime. Lapsi.al shkon edhe më larg kur shkruan se Cakaj mund të shkarkohet.
 
Këto nuk kanë shumë rëndësi. Për momentin, Shqipëria ka marrë përsipër që ta bëjë prioritet të saj çështjen e konfliktit në Ukrainë. Por një ditë më parë, Syri.net raportoi për një histori që tregon sesa qesharak është shteti dhe qeveria shqiptare.
 
Pasi kemi marrë angazhimin për të ngritur një mision në Ukrainë, qeveria ka dërguar para disa ditësh emrin e diplomatit që do drejtojë misionin dhe kërkesën për vizë diplomatike. Por Kievi është përgjigjur se nuk mund të japin vizë... pa u bërë më parë kërkesa për hapjen e misionit.
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...