KALAJA E ASTIRIT RA, POR NUK DUHET HARRUAR

Premte, 10 Janar 2020 08:06
Nga Gentian Çala
Astiri dhe zona e Unazës së Re do të mbahet mend për protestën më të gjatë në historinë tonë moderne për një çështje specifike dhe dokumentat e tenderit të fallsifikuara nga një firmë offshore, që ende nuk i dihet pronari. Sot u prishën edhe ndërtesat e fundit, pa zhurmë, pa protestë dhe të përcjella nga një deklaratë patetike e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
 
A u bë drejtësi?! Aspak. Ky ishte një dështim i të drejtës qytetare dhe një triumf i atyre që qeverisin për të vazhduar aferat e tyre. Kauza e qytetarëve për dëmshpërblim ishte po aq e drejtë sa nevoja për ndërtimin e rrugës dhe me vullnet politik nga mazhoranca, kjo gjë mund të ishte zgjidhur paqësisht, por nuk deshën. 
 
Por, më e turpshme ishte tenderi që u bë dhe dhënia e tij një firme fantazëm dhe pa dokumentacionin përkatës. Drejtësia nuk u bë dhe ende askush nuk është dënuar për këtë ngjarje. Astiri sot ra, ndërtesat u prishën dhe bashkë me to pësoi një goditje dëshira jonë për një pushtet të drejtë dhe në mbrojtje të qytetarëve.
 
Opozita duhet ta korrigjojë padrejtësinë e bërë nesër kur të jetë në pushtet, nëse qytetarët nuk e dërgojnë kauzën në Gjykatën e Strazburgut, ku sigurisht që e kanë të fituar. E drejta e atyre që nuk janë dëmshpërblyer mund të vonojë, por nuk duhet të harrojë. Kalaja e Astirit ra, por mbetet një simbol edhe për nesër, mbetet një mësim se e drejta qytetare prevalon mbi çdo procedurë shtetërore.
 
Kur të kaloj mbi atë rrugë do të më kujtohen ato burra e gra që luftuan për qindra ditë dhe netë në mbrojtje të strehëve dhe të familjeve të tyre.
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...