Manjani: Sulmi nga Irani s'do të kishte kaq të vrarë, sa po vriten nga mungesa e rendit

Premte, 10 Janar 2020 09:00

Pak orë pas një vrasjeje tjetër tronditëse në llojjin e saj, brenda për brenda familjes shqiptare, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka akuzuar qeverinë dhe në veçanti Ministrinë e Brendshme për mungesën e rendit publik dhe një seri vrasjesh të rënda, që kanë ndodhur thuajse përditë që nga fillimi i këtij viti.

“Me kaq sa u vranë nga mungesa e rendit publik këto ditë të vitit 2020, kërcënimi i Iranit duket vërtet qesharak, - ironizoi Ylli Manjani në rrjetet sociale. - Nuk do na kishte marrë kaq shumë jetë, një sulm i një force të huaj në kaq pak kohë.”

Ky qendrim erdhi pas një vrasjeje me snajper në Rrëshen në mes të ditës në mes të qytetit; pak ditë pasi nipi vrau dhe mbyti në rezervuar nusen e xhaxhait dhe mbrëmjen e së enjtes në Paskuqan, kunati vrau kunatën e tij duke e goditur me një shkop druri në kokë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...