Shefja e protokollit ndryshoi dëshminë, shtyhet seanca gjyqësore për Agim Kajmakun, ja kur mbahet e radhës

Hënë, 13 Janar 2020 12:07

U shty sot në gjykatë seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, pas ndryshimit të dëshmisë nga shefja e protokollit në Bashkinë Vorë. Seanca e radhës do të mbahet më 27 janar ora 10:00.

Ndryshimi i dëshmisë së kësaj të fundit për falsifikim dokumentesh pritet që t’i rikthejë lirinë ish-kryebashkiakut Kajmaku. Vendimi për ndryshimin e masës nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, pritet të merret nga gjyqtari Kujtim Vranici, i cili është i njëjti që vendosi të lërë në burg Kajmakun. Por sot avokati i tij kërkoi shtyrjen e seancës në mënyrë që të paraqesë provat ashtu siç e parashikon ligji.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se është përgatitur vendimi për zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij dhe Kajmaku i cili ndo

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...