Gjyqi ndaj Bashës, Paloka i përgjigjet Ballës: Drejtësia do të vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “Rilindjes” të japë llogari për krimet e kryera

Hënë, 13 Janar 2020 22:30

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi pas deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke theksuar se shpifja e radhës e kryeministrit Edi Rama përfundoi në kosh.

11-1

 

Sipas Palokës, “Rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë, ndërsa shton se asnjë shantazh nuk do t’ia mbyllë dot gojën opozitës.

Reagimi i plotë i Palokës: Shpifja e radhës, me të cilën Rama, ndërsente me të shpifurin e shpifësve, ndaj Bashës dhe PD, shkoi në kosh bashke me të tjerat.

Për fat te mire “rilindja” nuk mund te marre peng  te gjithë drejtësinë, pavarësisht shantazheve dhe presioneve te gjithanshme për ta përdorur atë politikisht , sic ka bere ne jo pak raste te tjera.

Sidoqoftë drejtësia do te vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “Rilindjes” te japë llogari jo thjesht për shpifje, po për krimet e kryera.

Tao Yaris duhet te dale para një drejtësie të pakapur e të japë llogari për tenderat qe merr nga qeveria miku i tij trafikant.

Trafikanti per te cilin qeveria e Ramballeve eshte e gatshme të zhvendosë dhe Lanen e te shkatrroje shtepite dhe jeten e qindra familjeve!

Taulant yaris duhet te dale te tregoj lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione qe po varfërojnë çdo dite shqiptaret.

PD e provoi dhe ne këtë rast, që me asnjë fabrikim për shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojën. Ne do të luftojmë deri në fund dhe shumë shpejt drejtësia do të vendoset për të gjithë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...