Masakra e Reçakut, Meta mesazh nga Kosova: Drejtësia të shkojë deri në fund...

E mërkurë, 15 Janar 2020 11:25

‘Jo vetem perkujtim dhe nderim i pakufijshem, por edhe kerkese qe drejtesia te shkoje deri ne fund me ndeshkimin e orkestruesve dhe realizuesve te Masakres se Recakut’. Keshtu ka deklaruar sot Presidenti i Shqiperise, llir Meta, nga ceremonia ne perkujtim te 21 vjetorit te Masakrës së Reçakut, teksa ishte ne krah te presidentit te Kosoves, Hashim Thaçit. 

Presidenti Meta

Ngjarja konsiderohet si masakra më e dhimbshme e njerëzimit në historinë e Kosovës.  Më 15 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë, per te marre pjese ne gjithe ceremonine përkujtimore të masakrës së Reçakut në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Nderkohe qe me heret edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ku premtoi se eshtë detyrim  institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër të dënohen.

Cfare ndodhi 

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, forcat serbe hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe më pas ata u gjetën të ekzekutuar në një luginë mbi fshat.

Më 16 janar ish shefi i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, ambasadori William Walker e cilësoi atë krim kundër njerëzimit.

“Nga ajo që unë personalisht kam parë, nuk hezitoj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim kundër njerëzimit. Bota duhet ta dënojë këtë mizori”, tha atë kohe ambasadori Walker.

Më pas forcat serbe i kishin marrë trupat e të vrarëve dhe i kishin dërguar në Prishtinë në institutin e mjekësisë ligjore dhe vetëm pas një muaji ishte bërë i mundur varrimi i tyre.

Beogradi e shpalli ambasadorin Walker person të padëshirueshëm ndërsa nuk lejoi hyrjen në Kosovë të ish prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, Louise Arbour.

Masakra e Reçakut shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe më 6 shkurt përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Më 15 mars të viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë u nënshkrua nga përfaqësuesit e Kosovës por u refuzua nga Beogradi dhe më 24 mars NATO-ja filloi fushatën 78 ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e trupave të aleancës dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Njëzetenjë vjet pas masakrës në Reçak, Kosova po mbush dymbëdhjetë vjet të shpalljes së pavarësisë së saj, që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila vazhdon të mohojë atë çfarë kishte ndodhur në këtë fshat.

Në fund të vitit të kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nxiti reagime të zemëruara në Kosovë duke e cilësuar masakrën e Reçakut si “të fabrikuar nga një mashtrues, siç është William Walker, për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999”.

“Kur njerëzit më pyesin për reagimin tim lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç që më thërret gënjeshtar, duke thënë se Reçaku nuk ka ndodhur, reagimi është që po dëgjoj edhe njëherë fjalët e Sllobodan Millosheviçit” (ish presidentit serb që vdiq në Hagë në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte gje gjenocid)”, tha ambasadori Walker një ditë më parë.

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...