Gjermania, presion Ramës: Keni dhe 8 kushte për negociata

E Enjte, 16 Janar 2020 09:43

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul nuk ka kërkuar vetëm bërjen e reformës zgjedhore, por ka theksuar edhe tetë kushtet e tjera që në Partinë Socialiste nuk përmenden kurrë janë, siç janë: ngritja e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, ndjekje penale për të akuzuarit për shitblerje votash, rezultate konkrete për korrupsionin e kapjen e “peshqve të mëdhenj”, sqarimin me vendim të Kushtetueses së legjitimitetit të 30 qershorit, implementim i reformës zgjedhore dhe përparim në reformën e administratës publike.

Nisja e dialogut mes opozitës dhe qeverisë për reformën zgjedhore është hapi i parë i palëve drejt zgjidhjes së krizës së rëndë politike që ka përfshirë vendin. Pavarësisht se PS thotë se ulja në bisedime erdhi si lëshim i saj, në fakt, rol të dorës së parë në afrimin e palëve kanë pasur ndërkombëtarët. Ambasadat kryesore në Tiranë mbështetën takimin dy ditë më parë dhe pranuan, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme, se pa u marrë parasysh kërkesat e opozitës reale, e cila përfaqëson qytetarët, nuk ka stabilitet politik në vend. Ndërkohë ulja në tavolinë nuk do të thotë detyrimisht arritje e konsensusit. Përfaqësues të politikës gjermane që kanë ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe kanë tentuar disa herë të negociojnë krizën dje kanë dhënë mesazhe të qarta për qeverinë “Rama”. Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, duke përshëndetur nisjen e bashkëpunimit deklaroi se nga tryeza priten rezultate konkrete për reformën zgjedhore. Por në qëndrimin e nënkryetarit të grupit të CDU/CSU për Deutsche Welle ka dhe një kujtesë të rëndësishme për kabinetin “Rama”.Reforma zgjedhore është një kërkesë e Bundestagut për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por jo e vetmja që siguron zgjidhjen e krizës dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përfaqësuesi i Bundestagut ka kujtuar dje se janë edhe 8 kushtet të tjera që i janë vendosur Shqipërisë, jo thjesht me deklarata por me rezolutë të votuar nga parlamenti gjerman më 26 shtator 2019. Ndaj dje, Johann David Wadephul nuk ka kërkuar thjesht bërjen e reformës zgjedhore për të cilën palët u ulën, por arritjen e një produkti konkret të ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Ndërkohë tetë kushtet e tjera që në Partinë Socialiste nuk përmenden kurrë janë: ngritja e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, ndjekje penale për të akuzuarit për shitblerje votash, rezultate konkrete për korrupsionin e kapjen e “peshqve të mëdhenj”, sqarimin me vendim të Kushtetueses së legjitimitetit të 30 qershorit, implementim i reformës zgjedhore dhe përparim në reformën e administratës publike.Ndryshe nga reforma zgjedhore, secili nga 8 kushtet është përgjegjësi direkte e qeverisë “Rama”. Nëse për Kodin Zgjedhor duhet miratim i gjithë palëve politike dhe bojkoti i opozitës ka qenë një justifikim i Edi Ramës për mosrealizimin e saj, çështjet e tjera janë të gjitha në dorë të mazhorancës. Deri më sot, jo vetëm që këto kushte nuk janë plotësuar, por nga PS është bërë çdo gjë që ato të mos realizohen. Gjykata Kushtetuese është shembulli më konkret i bllokimit të qëllimshëm nga ana e mazhorancës. Duke mbajtur peng këtë institucion, jo vetëm bllokohet reforma, por edhe vlerësimi për ligjshmërinë e votimeve moniste të 30 qershorit. Pjesa tjetër e kushteve gjermane, si dënimi i personave të akuzuar për shitblerjen e votave, u referohet përgjimeve të gazetës “Bild”, ku u faktua se ministra dhe zyrtarë të lartë të shtetit kishin manipuluar zgjedhjet. Dosjet për vjedhjen e votave po mbyllen nga prokuroria dhe qeveria “Rama” duhet se sqarojë sesi nuk u hetua askush për kilometra përgjime që fajësonin kabinetin e tij.Ngritja e SPAK dhe BKH-ja janë ende në proces. Formalisht kanë nisur punën prokurorët e SPAK, por dosjet e para që kanë marrë janë shumë larg “peshqve të mëdhenj” dhe aq më pak zbardhjes së akuzave të rënda për korrupsion. Ndërsa reforma në administratën publike duket gjë shumë e parëndësishme që qeveria të merret seriozisht, sepse administrata prej kohësh është vetëm e partisë dhe nuk është më publike.

Pas nisjes së negociatave për reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama duhet t’i japë një përgjigje shqetësimit të Gjermanisë, se ku do të plotësohen 8 kushtet e tjera. Rezoluta e Bundestagut nuk është një dokument, zbatimi i të cilit është çështje dëshire nga ana e qeverisë. Prej plotësimit të kushteve varet jo vetëm stabiliteti politik në vend, por edhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

Nëntë kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave me Shqipërinë
1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese
2. Miratimi i reformës zgjedhore
3. Implementimi i reformës zgjedhore
4. Ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk kaluan Vettingun
5. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave
6. Vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK
7. Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”
8. Përparime në reformën e administratës publike
9. Sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U plagosën pasi fuoristrada ra në humnerë, katër persona në gjëndje të rëndë, transportohen drejt Traumës

Aktualitet

U plagosën pasi fuoristrada ra në humnerë, katër persona në gjëndje të rëndë, transportohen drejt Traumës

Katër të plagosur rëndë nga aksidenti në Gramsh do të transportohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.   Gazetari Shkëlzen Henkoja bën me dije se të aksidentuarit janë në gjëndje të rëndë...

Manchester City fiton duelin ndaj Leicester për vendin e dytë, Aguero humbi penalltinë por Jesus rekuperoi

Sport

Manchester City fiton duelin ndaj Leicester për vendin e dytë, Aguero humbi penalltinë por Jesus rekuperoi

Manchester City edhe pse shumë larg Liverpool në renditjen e Premier League i ka dhënë fund dilemave për vendin e dytë. ‘The Citizens’ kanë mposhtur Leicester City në shtëpinë e...

Dafina Zeqiri i shpreh dashurinë publikisht dj Geek

Show-biz

Dafina Zeqiri i shpreh dashurinë publikisht dj Geek

Dafina Zeqiri i ka shprehur dashurinë në publik partnerit të saj Dj Geek. Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar një foto me partnerin duke u puthur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!