Lirimi i Endrit Dokles/ Përse duket propagandë kërcënimi i Ramës

E Enjte, 16 Janar 2020 11:12

Kryeministri Edi Rama e komentoi për herë të parë vendimin për lirimin e Endrit Dokles. Ai sulmoi gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha e cila dy ditë më parë mori vendimin që të nxjerrë nga qelia me kusht Endrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh.

Në një konferencë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, si pjesë e reformave dhe detyrave që Shqipëria po plotëson për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, Rama tha se është edhe lufta kundër atyre gjykatësve që i përkasin organizatës që ai e quan “KÇK”, duke iu referuar rastit më të freskët të lirimit të Endrit Dokles.

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”, tha Rama.

Por Endrit Dokle nuk është i pari nga të dënuarit e rrezikshëm që po lirohen gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Shumë të tjerë kanë ndjekë rrugën e tij dhe kanë marrë lirinë si burra me sjellje të mirë në burgjet e qeverisë së Edi Ramës, madje me garanci nga institucionet shtetërore për punësim.

Por përse është vetëm propagandë për konsum mediatik ky kërcënim i Edi Ramës?

E para, sepse të gjithë këta që po lirohen tani, janë arrestuar para një dekade e gjysmë ose më shumë nga policia e qeverisë së kaluar. Po ashtu, ata janë dënuar me vendime të ashpra nga drejtësia atëherë kur thuhej se ishte shumë më e kalbur se tani. Kurse tani po zhbëhen ato vendime.

Pyetja që lind është se përse këto vendime po vijnë tani kur krimi ka kapur çdo qelizë të vendit?

Dhe më kryesorja, përse këta njerëz të drejtësisë, që po marrin vendime skandaloze çdo ditë, nuk druhen as nga vetingu që duhej të ishte i frikshëm si vdekja dhe as nga SPAK që duhej të ishte i tmerrshëm?

Dhe shqiptarët duhet të shpresojnë se ata do të frikësohen nga kërcënimet e Edi Ramës...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...