Evakuohet presidenti/ Momenti ku turma sulmon teatrin ku ishte Macron

Saturday, 18 Janar 2020 11:24

Presidenti francez, Emmanuel Macron u evakua nga një teatër i mbushur nga forcat policore pasi turma e protestuesve antiqeveritarë u fut brenda. Ky momenti i frikshëm bëri që Macron dhe e shoqja, Brigitte, të linin teatrin pak pas orës 10:00.

Videoja tregon protestuesit teksa futen me forcë në teatrin hsitorik Bouffes de Nord në Paris.

Gjithçka erdhi pasi një aktivist, i cili ndodhej në sallë, filmoi presidentin dhe i ftoi protestuesit të futeshin brenda. Besohet se aktivisti është arrestuar për këtë mesazh që postoi online.

Policia u përplas me turmën, madje disa prej tyre iu afruan shumë zonjës dhe zotit Macron.

Në Francë u bënë gjashtë javë që protestohet për shkak të një plani për të reformuar regjimin e pensioneve. Macron synon të zëvendësojë sistemin aktual me 42 pensione të ndryshme me një të vetëm, të bazuar te vlerësimi me pikë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...