Tryeza për Reformën Zgjedhore/ Erisa Xhixho: Do t’i japë fund shitblerjes së votës

Saturday, 18 Janar 2020 15:40

Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka reaguar sot lidhur me tryezën për Reformën Zgjedhore. Sipas Xhixhos kjo ishte një lëvizje e opozitës bë të mirën e vendit, sa kohë që Reforma Zgjedhore mbetet një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Mendoj që është një tryezë që duhet të prodhojë disa rregulla loje, që i jep fund sajhitblerjes së votës, dhe që ndan politikën nga krimi i organizuar. Vetëm kështu mund të arrijmë ato klushte që i duhen Shqipërisë për tu integruar në BE.

LSI është ulur në atë tryezë për të parë interesin e Shqipërisë mbi të gjitha, pasi me hapjen e negociatave do të rriten standardet e jetesës dhe nga BE do të ketë një monitorim më të madh për vendin tonë.

Opozita e ka shprehur se ky është i vetmi kush që  i kërkohet nga Bundestagu gjerman, është e vetmja gjë që ka në dorë. Duhet të ketë Reforma që i rezistojnë kohës, në disa fusha prioritare për vendin si shëndetësia apo arsimi duhet medoemos që të ketë dialog.

Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të rikthyer legjitimitetin e Kuvendit, jemi në një situatë ku ka 122 deputetë nga 140 që ka me Kushtetutë, kemi një sistem gjyqësor ku nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, kemi SPAK-un që duhet të konfirmojë mbështetjen nga qytetarët dhe nga ligjvënësit, duhet të kemi hetim të zyrtarëve të lartë”, u shpreh mes të tjerave Xhixho.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...