Vasili, Ramës: Lëri broçkullat 'madhështore' për shëndetësinë

Saturday, 18 Janar 2020 21:27

Kështu shprehet në një reagim të tijin në rrjetet sociale nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, referuar 'inaugurimit' të para pak ditëve që kryeminsitri i bëri Spitalit Kirurgjik.

Sipas tij, shqiptarët kanë sy dhe memorje, gjithashtu edhe mjekët e infermierët e këtij vendi, përjashtuar ndonjë koleg mjek të shpëlarë nga personaliteti apo të verbuar nga pasioni rilindas që bën sikur i harron, i kanë parë e përdorur këto investime të realizuara ndër vite.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama leri broçkullat "madheshtore"per shendetesine!

Edi Rama per Spitalin Kirurgjikal tha me gojen plot, me kurajon qe i jep injoranca proverbiale e tij se ky na qenka investimi me i madh i 90 viteve.

"Duhet kohë dhe durim i madh për të ardhur në realizimin e veprave si ky spital, që është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri, në shëndetësinë e vendit”, tha Rama.

Ne kete rast qytetaret duhet ta dine se ky eshte riorganizimi i vetem disa prej sherbimeve kirugjikale si kirurgjiia e pergjithshme dhe urologjia.

Qe te quhej nje spital kirurgjikal do te duhej qe te gjithe sherbimet kirurgjikale te kryheshin atje.

Nderkohe qe ne QSU salla kirurgjikale dhe shume mire te paisura qe s'jane asfare pjese e ketij spitali ekzistojne ne kardiokirurgji,ne neurokirurgji,ne djegje- plastike,ne pediatri dhe ne onkologji.

Qe te thuash investimi me i madh ne 90 vite eshte nje brockull e madhe sa vete Edi Rama. Katet qe inauguroi Rama jane ndertuar qe ne vitin 2012 si pjese e spitalit te Urgjences dhe e projektit me CEB, si nje investim madhor dhjetra milion euro dhe me teknologji te nivelit shume te larte, qe ndodhet po aty dhe eshte inauguruar qe ne vitin 2011.

Vete QSU eshte nje investim madhor i realizuar ne vite nga qeveri te ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...