Bild fshin artikullin, zbulohet intriga e Rames

Hënë, 20 Janar 2020 11:42

Një vit më parë, gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikoi një seri shkrimesh që tregonin se narko-shteti shqiptar i Edi Ramës kishte blerë zgjedhjet. Shqipëria etiketohej si një një vend i udhëhequr nga një qeveri gangsterësh, që bashkëpunonte me krimin për të blerë zgjedhjet.
Por të dielën, ne nje qoshe te gazetes BILD u botua nje artikull i vjetër , ku akuzohej kryetari i PD, Lulzim Basha se po përdor lobimin rus për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Gazeta gjermane ka bërë një analizë të gjatë ku thuhet ndër të tjera se gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD dhe kanë patur si qëllim pengimin e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo ne fakt ishte paksa e çuditshme , sepse Bild, e cila kohe me parë e cilësonte opozitën dhe Partine Demokratike si te vetmen alternativë per ta nxjerrë vëndin nga bataku ne te cilin ka rënë.
Ishte Taulant Balla, i cili publikoi dje artikullin e gazetës gjermane, ku shprehej se; “Basha tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëmtonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”
Por sot shkrimi i publikuar ne gazetën gjermane nuk gjendet me . Po te kerkosh per shkrimin ne fjale, faqja nuk hapet dhe ajo të dërgon drejt e në ballinën kryesore të gazetës.
Nuk është fare çudi që në krye të kësaj fushate në median sociale te ishte numri dy i PS, Taulant Balla dhe Endri Fuga. Me kete Taulanti tregoi edhe njëherë se Bild jo vetëm qe eshte ndër gazetat më prestigjoze ne Shqiperi , por edhe se kishte te drejte kur e cilësonte Shqiperine si Kolumbine e Europes, ku zgjedhjet vidhen nga qeveria Rama dhe te fortët.
Lajmi i vetëm këtu eshte se Taulanti i beson Bildit !

Modifikuar më Hënë, 20 Janar 2020 15:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...