“Drejtësi që nuk i shërben kastës”/ Vasili reagon ndaj Ruçit: Zgjidhni vëllezër e kunetër të Rilindjes në krye të institucioneve të drejtësisë dhe kastën e ktheni në sekt kusarësh

Hënë, 20 Janar 2020 19:20

Duke marrë shkasë nga fjala e kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, mbi një sistem drejtësie jo në shërbim të një kaste por të qytetarëve, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se duke vënë në këtë sistem vëllezër dhe kunetër, jo vetëm i shërbejnë kësaj kaste por e kthejnë në sekt kusarësh.

petrit-vasili-1-768x441

Vasili i thotë kryetarit të Kuvendit se nuk ua ka prishur terezinë asnjëherë kasatave.

Kujtojmë se Kuvendi zgjodhi sot kreun e Inspektoratit të Drejtësisë, Artur Metani, vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Gramoz Ruci tha sot se:

“Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”.

Po Gramoz po!

Zgjidhni vëllezër e kunetër e fare dhe fis te Rilindjes ne krye te institucioneve te drejtësisë, qe jo vetëm i shërbejnë e janë gjymtyrët e kastës, por kësisoj kastën e kthejnë në sekt kusarësh dhe tradhtarësh.

Por ti Gramoz je gjithmonë ne rregull.

U ke pare hairin gjithmonë kastave dhe nuk jua ke prishur ndonjë herë terezinë atyre.

Edhe me këtë kastën rilindase njëlloj si me të tjerat je.

Ndaj mos harro futi një fjalim një herë ne 6 muaj për të larë duart dhe në fund futi një: Rroftë kasta….

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...