Rivendoset linja ajrore Beograd-Prishtinë, Berisha: Marrëveshja u përshëndet me ‘bisht ndër shalë’ nga Vuçic dhe Rama

Tuesday, 21 Janar 2020 11:11

Nje marreveshje paqe per t’u pershendetur e ka quajtur ish-kryeministri Sali Berisha, paktin per fluturimet direkte Prishtine-Beograd.  

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Berisha thekson se marreveshja me ndermjetesine e ambasadorit te SHBA ne RF te Gjermanise dhe njeharazi i derguar i presidentit te SHBA per Kosoven dhe Serbine, Richard Grenell u pershendet nga presidenti i SHBA, Trump, por u pershendet sipas tij, “me bisht nder shale’ edhe nga kryeministri i Shqiperise, Rama.

“Marreveshja u pershendet me bisht nen shale nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij ne Tirane Edvin Kristaq Zografi, i pari demagog dhe mashtrues i popullit te tij tha se ishte i kenaqur qe eshte Lufthansa dhe nuk ishte Air Serbia qe do te bente kete fluturim, pasi kjo do nenkuptonte njohjen e Kosoves”- shkruan Berisha

Reagimi i Berishës

Nje marreveshje paqe per t’u pershendetur!

Miq, me ndermjetesine e ambasadorit te SHBA ne RF te Gjermanise dhe njeharazi i derguar i presidentit te SHBA per Kosoven dhe Serbine, Richard Grenell dje midis Prishtines dhe Beogradit u arrit marreveshja per vendosjen pas 21 vitesh te fluturimeve ajrore Prishtine – Beograd. Kjo marreveshje midis palesh te barabarta u pershendet nga Presidenti Trump si nje sukses i ambasadorit Grenell, Keshilltarit per Sigurine Kombetare te SHBA, O’ Brian dhe paleve nenshkruese.

Ajo u pershendet nga Sekretari i Pergjithshem i NATOs, Stoltenberg, si nje marreveshje ne funksion te mirekuptimit dhe paqes.

Por marreveshja u pershendet me bisht nen shale nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij ne Tirane Edvin Kristaq Zografi, i pari demagog dhe mashtrues i popullit te tij tha se ishte i kenaqur qe eshte Lufthansa dhe nuk ishte Air Serbia qe do te bente kete fluturim, pasi kjo do nenkuptonte njohjen e Kosoves. Llogjike naive sipas te ciles jo firma si te barabarte me palen tjeter de facto njohja e Kosoves por ndermnarrja AirSerbia ishte me e rendesishme. Kurse i dyti, Edvin Kristaq Vasali ne pershendetjen e tij u gezua se marreveshjen e mbeshteti dhe Ramush Haradinaj qe ishte pale e saj.

Kesaj i thone Dudum hesap Dudum dhe turp kombetar! sb

Modifikuar më Tuesday, 21 Janar 2020 11:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...