Krimi lulëzon, Lleshaj në pension

Tuesday, 21 Janar 2020 15:01

Prej kohësh ekziston një vend një klimë e vërtetë terrori. Krimi po godet kudo, që nga ekzekutimet me snajper e deri tek grabitjet e qytetarëve të ndershëm.

Duhet thënë se ashtu siç u mbyll viti 2019 në mënyrën më të keqe të mundshme dhe e ka nisur sërish në mënyrë katastrofike.

Janari mund të konsiderohet muaji i vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda kriminale. Kur jemi vetëm 20 ditë nga hyrja e 2020-ës, në të gjithë vendin janë regjistruar disa vrasje, plagosje dhe rrëmbime personash.

Një biznesmen u vra në Tropojë, një tjetër u ekzekutua me snajper në mënyrën më mafioze të mundshme në Rrëshen, në Mallakastër u vra në mënyrë barbare një 51-vjeçare nga tre të rinj, në Paskuqan të Tiranës një burrë masakron kunatën e tij, një çift grabiten dhe qëllohen me pistoletë dhe vetëm një natë më parë një 28 vjeçar u qëllua për vdekje me tre plumba në kokë.

Këto janë vetëm disa, raste që dallohen për faktin se janë krime të rënda dhe mafioze. Këtu nuk llogarisim të gjitha ato qindra ngjarje të tjera që e bëjnë sigurinë publike në vend të jetë katastrofë dhe që shqiptarët të ndihen më të braktisur se kurrë.

Por çfarë bën Qeveria dhe ministri i Brendshëm?! A ekziston një ministër i Brendshëm në këtë vend.

Formalisht ekziston vetëm një njeri i cili asnjë ditë nuk e ka çuar në mendje të bëjë këtë punë. Një njeri qesharak që kur flet nuk ka ‘pamflet’ që ta përshkruajë.

Vetëm pak ditë më parë na llahtarisi të gjithëve me një deklaratë skandaloze, kur tha që policia e tij na paska shumë arritje por këto nuk janë të bëra të ditura për publikun pasi publikimi i këtyre `sukseseve` do të ishte në fakt një reklamë për punën e policisë dhe jo e kundërta.

Sandër Lleshaj të do mbahet mend vetëm për dhunën ndaj protestuesve të opozitës dhe studentëve shqiptarë. Do ta mbahet mend si ministri i Brendshëm që helmoi qytetarët e tij me gazin lotsjellës

Sa të jetë ky në këtë pozicion ritmi i vrasjeve dhe kriminalitetit në vend do të jetë edhe më i madh.

Modifikuar më Tuesday, 21 Janar 2020 15:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...