Ndryshuan koncensionin, Berisha ironizon Ramën: 'Tani do të vjedhim më pak!

E mërkurë, 22 Janar 2020 12:03

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë sot mbi të vërtetën e të ashtuquajturave investime në Shëndetësi, duke zbuluar së pari pse ndodhi pse pas kaq vitesh ndryshimi i kontratës së sterilizimit të instrumenteve mjekësore dhe së dyti, pse Rama inaguroi spitalin e Kirurgjisë, që ishte përfunduar nga qeveria e mëparshme, e drejtuar nga opozita.

“Boll vodhëm kaq shumë! Tani betohemi se do të vjedhim më pak!” – Kështu e ka përmbledhur Berisha këtë situatë, në shënimin e tij në vijim:

"Edvini Hajduti me Ndrikull Hajninë, pasi vodhën vite me radhë me konçesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, për të cilin mediat njoftuan se ia dhanë një emigranti murator, pasi janë paditur për herë të dytë në narko-prokurori, lajnë duart sigurisht në marrëveshje me këta të fundit, duke ndryshuar kontratën!

Këtë deklaroi dje Ndrikull Manastirliu tek vizitonte për së dyti spitalin e Kirurgjisë, 100% projekt i hartuar, financuar, zbatuar nga qeveria e mëparshme në vitin 2012, por që një javë më parë Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia, spitalin pesëkatësh e paraqitën si vepër të narko-qeverisë, ndërkohë që me para të siguruara nga qeveria e mëparshme prej 6 milionë eurosh, kanë bërë vetëm pajisjen e dy kateve të fundit me sallat e operacionit dhe mjetet e tjera që duheshin.

Në spitalin që inauguruan si të tyre që në vitin 2012, u instalua qendra më moderne e sterilizimit të pajisjeve mjekësore dhe u dërgua për specializim personeli që do ta përdorte atë. Por Edvin Hajduti, për të vjedhur, zgjodhi PPP!

Pra, me ndryshimin e kontratës, Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia vetëm sa u thonë shqiptarëve: Ju vodhëm sa deshëm, por tani do t’ju vjedhim më pak!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...