Meta takon homologun bullgar/Falenderim për mbështetjen pas tërmetit si edhe për integrimin euroatlantik të vendit

E mërkurë, 22 Janar 2020 17:37

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka takuar gjatë qendrimit në Izrael, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev

Presidenti Meta takohet me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ku e ka falenderuar ndër të tjera për ndihmën që autoritetet bullgare dhanë pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë,

‘Jeruzalem, Izrael

 
 

Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

 

Kreu i Shtetit shqiptar e falenderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se  “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.’-thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...