'Paketa anti-shpifje'/ Këshilli i Europës e dërgon në Komisionin e Venecias. Ja kur do të shqyrtohet

E mërkurë, 22 Janar 2020 18:07

Këshilli i Europës dërgon në Komisionin e Vencias paketën anti-shpifje. KE kërkon opinionin e saj pas debateve të shumta mes palëve politike në Tiranë dhe reagimit të komunitetit të medias.

Dy projekligjet e kësaj pakete janë dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, specifikisht nga Komiteti i monitorimit, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e Kartës Evropiane, dhe demokracisë në shtetet anëtarë.

Paketa Antishpifje do të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias në muajin mars të cilët do të japin opinion e tyre mbi dy projektligjet, nëse vërtetë cënojnë fjalën e lirë ashtu si pretendojnë gazetarët dhe presidenti i Republikës.

 
 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sipas kreut të shtetit, ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

 

Ndërsa sot, komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit Meta lidhur me këtë paketë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...