Rënie dramatike/ Shqipëria, hapa prapa në luftën kundër korrupsionit

E Enjte, 23 Janar 2020 08:56

Organizata ndërkombëtare 'Transparency International' publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Algjeria, Egjipti dhe Brazili.

Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova, në indeksin e sivjetëm radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

Dy vendet që paraqiten në pozita të mira në rajonin tonë është Mali i Zi dhe Kroacia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63. Ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91.

Në aspektin global, raporti tregon se katër vende të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë treguar performancë më të keqe në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar - në mesin e tyre: Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Gjermania dhe Japonia nuk kanë treguar asnjë përmirësim, ndërsa vetëm Italia ka marrë një pikë më shumë.

Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar: Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë: Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.

Modifikuar më E Enjte, 23 Janar 2020 10:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...