Prokuroria mbylli hetimet për tenderin tek Unaza e Re, Braimllari: Akuza qesharake, duhet të ishte subjekt i parë hetimi nga SPAK

E Enjte, 23 Janar 2020 11:05

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari pasi Prokuroria mbylli hetimet dhe çoi si të pandehur vetëm Avdjol Dobin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve ka thënë se kjo çështje duhet të ishte subjekt i parë hetimi nga SPAK.

Braimllari thotë se Prokuroria në mënyrë qesharake akuzon vetëm një recepsionist kur nën hetim duhet të ishin marrë Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro.

Prokuroria e Tiranës mbylli në prag të festave të fundvitit hetimet për kompaninë fantazmë që fitoi tenderin e Unazës së Re dhe dërgoi në gjyq si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Të gjithë shqiptarët për më shumë se një vit, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes më të madhe korruptive të ndodhur në kurriz të qytetarëve të ndershëm dhe të pafajshëm të Unazës së Re.

Edi Rama për më shumë se një vit i dhunoi, i arrestoi, hodhi gaz lotsjellës kundër fëmijëve 5 vjeçarë, të moshuarve dhe përdori çdo mekanizëm shtetëror në funksion të interesit të tij personal.

Për më shumë se një vit, kjo çështje ka qenë nën hetim nga prokuroria.

Qytetarët prisnin të shkonin përpara drejtësisë përfaqësuesit shtetërorë të cilët implementuan një projekt me dokumente të falsifikuara ku kërkonin të gllabëronin 40 milionë euro.

Prokuroria vendosi të çojë për gjykim me një akuzë qeshkarake vetëm një recepsionist.

Kjo çështje duhet të ishte subjekti i parë i hetimit nga SPAK, me qëllim që jo vetëm të krijohej besimi te qytetarët por të shkonin përpara drejtësisë zyrtarët e korruptuar. Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë aferë.

Është e qartë që ‘Ramaforma’, burgos qytetarët e thjeshtë, të pafajshëm, të ndershëm dhe mbron të korruptuarit, kriminelët me urdhër qeveritar.

Prokuroria duhet të kishte marrë nën hetim Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Afrim Qendron dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...