Fino debat me Ulsi Manjën tek ‘Ligjet’: Po shkelni rregulloren

E Enjte, 23 Janar 2020 11:14

Në Komisionin e Ligjeve, teksa diskohet për amnistinë e të burgosurve, deputeti Bashkim Fino ka debatuar me kryetarin e Komisionit Ulsi Manja për zbatimin e rregullores.

Ja debati mes Bashkim Finos dhe Ulsi Manjes:

Fino: Zoti kryetar, zbato nenin e rregullores së Kuvendit. Çdo anëtar, deputet ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë pyetje, ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë diskutime, që do të thotë se unë kam të drejtën time të flas, të bëj 10-15 pyetje, mbaroj, marr përgjigje, kënaqem apo nuk kënaqem pak rëndësi ka. Kam të drejtën prap të marr fjalën kur diskutohet në parim dhe kur diskutohet nen për nen. Të lutem respekto rregulloren e Kuvendit.
 

Manja: Shumë faleminderit për sugjerimin. Zoti Alimadhi mban shënime pas çdo përgjigje që kthen ministrja dhe do zbatojmë pyetje përgjigje.

Fino: Është shkelje e rregulloreve

Manja: Po, do shkeli rregulloren

Fino: Po shkele pra…

Manja: …dhe do ti japim përgjigje zotit Alimadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...