‘Anti-shpifja’ për shqyrtim në Komisionin e Venecias, ish-deputetja e opozitës: Akti i KiE zbulon fytyrën e qeverisë

E Enjte, 23 Janar 2020 15:37

Pasi Këshilli Europian kërkoi që paketa ‘Anti-shpifje’ të shkojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias, vjen një reagim dhe nga ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj. Përmes një mesazhi Mehmetaj thekson se ky rast nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, precedent që tashmë vjen nga Shqipëria. Ajo shton se; “Edhe pse ky akt i KiE është i rëndë dhe zbulon fytyrën e kësaj qeverie në arenën ndërkombëtare, në këtë vend skandalet nuk kanë të sosur.”.

REAGIMI I ISH-DEPUTETES

Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që Këshilli i Europës të dërgojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias ligje të miratuara nga një vend “demokratik” kundër lirë së medias. Dhe ja, këtë precedent e vendos me Shqipërinë, duke kërkuar shqyrtim nga Komisioni i Venecias për “Paketën Antishpifje”, për të na vërtetuar edhe njëherë që vendi ka rrëshqitur në diktaturë. Edi Rama dhe shpura e tij gënjyen me sa duket publikisht, kur deklaruan se ligjet kundër medias online i kishin rakorduar me OSBE, ndërkohë menjëherë pasi Presidenti i ktheu ligjet në Parlament, reagimet e OSBE dhe BE në mbështetje të rishkrimit të ligjeve ishin të menjëhershme.

E gjithë kjo situatë nuk është e rastësishme, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e më pas cënimi i lirisë së medias janë hapat e fundit që ndërmerr një autokrat për të vendosur kontroll total mbi shtetin.

Edhe pse ky akt i KiE është i rëndë dhe zbulon fytyrën e kësaj qeverie në arenën ndërkombëtare, në këtë vend skandalet nuk kanë të sosur.

Çdo ditë prodhon ngjarje që marrin njëra tjetrën me aq shumë intensitet, sa edhe pse shumë të rënda, i harrojmë në pritje të bëmës së radhës.

Vjedhje, korrupsion, drogë, bomba, vrasje, shkatërrime, mashtrime… Askush nuk kursehet; Kryeministri, ministra, kryetar bashkish… Shqipëria bie në treguesit e saj pothuaj në çdo fushë e qytetarët emigrojnë çdo ditë.

Vendi nuk e meriton gjithë këtë e aq me pak shqiptarët. Koha nuk pret për reflektim, reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, ndryshe në pak vite Shqipëria do të jetë boshatisur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...