Berisha: Pse Edi Rama nuk përgënjeshtron akuzat se ka qenë në burg?

Premte, 24 Janar 2020 08:35

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi është shprehur se Edi Rama ka ngritur 13 padi për shpifje, ka deklaruar se pse ai nuk përgënjeshtron akuzën e drejtpërdrejtë se ka qenë 2 herë në burg në Francë.

‘Më e rëndë është akuza e atij që thotë se ka blerë 23 këmisha apo akuza që i bën Gjergji Thimio, i cili thotë se je burgosur 2 herë në Francë. Gjergji Thimio më thotë se unë jam gati për ndjekje penale, nëse kjo nuk mjaftohet.

Thimio thotë se Rama ka qenë 2 herë në burg në Francë, për shitje ikonash. Edhe Fatos Nano është shprehur se e mora nga Parisi me thonj të paprerë duke shitur ikona.

Këtë që po them unë e keni në intervistën që jep Gjergji Thimio, pasi doli nga burgu. A nuk është Gjergji Thimio për tu hedhur në gjyq, nëse është shpifje. A nuk e pyeti publikisht Martin Henze a ke qenë në burg në Francë? A reagoi Edi Rama?

Ky njeri që hedh Sali Berishën në gjyq 13 herë, nuk hedh Gjergji Thimion i cili i thotë me zë e figurë që ke qenë 2 herë i dënuar. Të paktën një përgënjeshtrim bëhet dhe i thuhet se do të çoj në gjyq’, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Pasi kapi drejtësinë, në këto vitet e vettingu ka ngritur 13 padi ndaj meje. Shpifjen! Një nga këto shpifje është kjo.

Ky qytetar më shkruan se në Hugo Boss në New York bleu 23 mijë dollarë këmisha. Ky tani më ka paditur për shpifje, por ja ku është mesazhi.

Ti e di shumë mirë, që Nikolla Çaushesku ndërronte çdo ditë kostumin se kishte idenë që helmohej. Ti e di shumë mirë, që ka kompani që prodhon këmisha që vishet vetëm 1 herë. Ai zotëria shkruan, tani ju doni që ta fsheh unë këtë?’, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...