‘27 muaj pa marrë paga dhe sigurime’/ Punonjësit në Mallakastër në protestë, stakojnë pompat e ujit…

Premte, 24 Janar 2020 11:26

7 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem kanë dalë në protestë.

Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndalur punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë.

Stacioni është në varësi të uzinës së përpunimit të naftës Ballsh.

Punonjësit e nënstacionit kanë 27 muaj pa marrë paga dhe sigurime.

Punonjësit thonë se protesta do të vijojë pa ndërprerje.

“Kemi marrë parasysh gjithçka. Të na japin pagat dhe ikim në shtëpi. Duam rrogat të ushqejmë fëmijët. Të reagoj ministria dhe kryeministri. Kemi kaq kohë pa u paguar dhe pa sigurime. Të gjendet zgjidhje”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...