Kryemadhi 'shkrin' PS-në e Lezhës, krerët i bashkohen LSI-së

Premte, 24 Janar 2020 12:11

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar sëfundimi Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 Bëhet fjalë për deputetin e Lezhës, Gjetan Gjetani, i cili ka marrë pjesë në takimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvilluar një ditë më parë në këtë qytet.

Gjetan Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qendrimeve kritike ndaj strukturave lokale të selisë rozë, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ka qendruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur, duke votuar në shumë raste projektligjet e maxhorancës.

Në aktivitetin e djeshëm të LSI-së, kanë rënë në sy dhe disa figura të tjera lokale të PS-së, të cilët e kanë braktisur këtë forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë bashkuar dhe Agustim Marku, ish-kreu i PS-së së Lezhës, po ashtu në fotografitë zyrtare ka rënë në sy edhe prania e ish-kryetarit të PS-së së Shëngjinit, Zef Mosheqaj.

Prej disa kohësh, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për hapjen e partisë për të rinjtë, por edhe për zërat ndryshe të politikës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi e ka quajtur vitin 2020, si fundin e tranzicionit.

“Unë do dëshiroja që të thoja që viti 2020 jo vetëm në kuadrin e dëshirës por dhe angazhimit se , do të jetë një vit i ndryshimit, vit i shpresës. Do të jetë viti i parë i dekadës së ndryshimit. Të gjithë thonë çfarë është kjo dekadë. Dekada  është ky dhjetëvjeçar i cili do të bëjë ndryshimin përfundimtar të Shqipërisë. Do të bëjë ndryshimin e tranzicionit. Shqipëria duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë, jo vetëm  periudhën e tranzicionit, por duhet të mbyllë njëherë e përgjithmonë këtë situatë varfërie, mosfunksionim të çdo gjëje, që ka varfëruar çdo ditë e më shumë shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga Shqipëria”,  ka thënë në këto takime kryetarja e LSI-së

Modifikuar më Premte, 24 Janar 2020 12:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...