Indeksi i Demokracisë e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid, reagon Basha

Premte, 24 Janar 2020 12:39

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha reagon i shqetesuar pas te dhenave te Indeksit te Demokracisë, qe e klasifikon vendin tone si regjim hibrid një hap larg autoritarizmit.

Me nje shenim te Twitter, Basha thekson se ‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të

Sipas kryedemokratit, shkak per gjendjen eshte “mungesa e një qeverie funksionale, parregullsia në zgjedhje, korrupsioni të lartë, sundimi të dobët i ligjit dhe mungesa e drejtësisë së pavarur”.

Kryetari Basha reagon ne twitter: 

Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.‬

‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin.

Modifikuar më Premte, 24 Janar 2020 12:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...