Shqipëri, të dua por… A është ky qëndrimi i duhur?!

Premte, 24 Janar 2020 19:54

Nga Albana Muçaj

Rrjetet sociale janë bërë aq të fuqishme, sa edhe media tradicionale si një gazetë, iu është “dorëzuar” atyre. Leximi i një artikulli, apo edhe statusi individual mbërrin tek miliona persona në vetëm pak orë. Sot tërhoqi vëmendjen statusi i një të reje rreth temës (pa frikë) më të dhimbshme për ekonominë shqiptare e për shqiptarinë aktualisht: emigracionin.

 

Leximin e parë e hasim në gazetën Shekulli, ndërsa statusi në formën e një artikulli më vonë shpërndahet nga dhjetëra e qindra përdorues të Facebook. Flasim për statusin e Silvana Begaj, Research assistant, në Hogskolan, Gavle, Suedi. Për shkak të temës së nxehtë që trajton, edhe mediat lokale, në kërkim të audiencës dhe vëmendjes, shpërndajnë statusin e ish studentes me rezultate të mira. Nëse nuk ju dalin në profilin tuaj, ato i shihni të renditura në publikime të njëpasnjëshme në profilin e FB të autorës.

 
 

Por, media sociale është një instrument i fuqishëm. Si për të ekulibruar dhimbjen që të jep një titull i tillë, një vendim i tillë, para sysh del statusi i thjeshtë e optimist i Lulzim Veliut. Ekspert në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrës, prej vitesh në Gjermani, ai po zhvillon një projekt interesant në Shqipëri e Kosovë, “SmartHome”. Kjo konsiston në formimin e të rinjve në ndërtimin e shtëpive smart, që shpenzojnë pak energji e janë më të ngrohta.

 

“Mirë se të gjej Shqipëri, unë po kthehem!”, thotë Lulzimi në statusin e tij. Për ne që e lexuam dha ndjesi të mirë, por përveç disa like-ve dhe komenteve, nuk u pa ndonjë reshare, e jo më ndonjë publikim i statusit nga media lokale apo kombëtare.

Si një media fokusuar tek biznesi dhe zhvillimi social, përmes qindra të rinjve ekpertë e sipërmarrës të sjellë në platformën tonë, kemi kuptuar se fokusi është shumë i rëndësishëm: Ku e fokuson mendjen tënde, çfarë i thua asaj?

Sipërmarrësit e profesionistët e intervistuar nga ne, prej më shumë se katër vitesh tashmë, na kanë lënë të kuptojmë se Shqipëria është një vend i vështirë, por jo i pamundur për të jetuar e për të pasur sukses. Sigurisht, politika ka një përgjegjësi, të cilës nuk i ka dalë për zot, e një detyrë që po e keqpërdor. Por, duke iu referuar sërish njeriut ambicioz, atij që kërkon nga politikani, por edhe nga vetja e tij, duket se së pari ka një nevojë imediate të heqim dorë nga përgjithësimet. Nëse nuk je sot profesor në vendin tënd, lufto të jesh nesër. Nëse nuk sheh hapësirë aty, ngri universitetin tënd. Sot ka shumë institute, qendra formimi dhe edukimi, të cilat mund të përhapin dije dhe vlera shoqërore.

Filozofia e atij që nuk heq dorë është se, “nëse mundësitë nuk janë, krijoji ato”. Ritheksoj se politikëbërësit nevojitet të marrin përsipër barrën e përgjegjësisë së emigracionit që rrjedh si plagë e hapur prej gati 30 vitesh. Por, për çdo vendim (përtej emigrimit apo jo) për një vendim më të drejtë, e mbi të gjitha qëndrim të drejtë ndaj audiencës së mediave sociale, vlen shumë të shohim të dyja anët e medaljes, si në vendimin tonë për të qëndruar në Shqipëri, edhe atë për të ikur. Sot në shumë vende të botës, për shkak të një shkalle të lartë inteligjence të shqiptarëve, por ndoshta edhe meritë e shkollës, mijëra të rinj shqiptarë po shkëlqejnë. Shembuj të tillë janë Rina Binxhiu, eksperte në fushën e IT, fotoja e së cilës për një ditë u shfaq në Times Sqare në gusht të vitit 2018, si modeli i femrës së suksesshme në IT.

Brigite Poposhi, sapo mbaroi studimet e larta në Tiranë në Informatikë Ekonomike, me rezultate të shkëqyera, u punësua nga një kompani gjermane e inteligjencës artificiale.

Ndërkohë, shumë të rinj shqiptarë, që janë rritur e arsimuar jashtë kanë vendosur të vijnë në Shqipëri. Arbër Çepani la Italinë dhe zgjodhi të bëjë biznes me “Komitetin” e tij pikërisht në Shqipëri. Po nga Italia vjen sipërmarrësi i Baboon, i cili, përmes aplikacionit të krijuar dhe flotës së motorrëve, dërgon produktet e porositura në restorant tek tryeza e porositësit. Nuk flitet për një nacionalizëm të diktuar. Ajo çka do të vlente është vetëm përpjekja për të parë me realizëm çdo situatë, për të kërkuar më tej kur nuk na hapet dera e parë apo e dytë. Jeta është plot sfida, e jo vetëm ne shqiptarët përballemi çdo ditë me to.

*BusinessMag.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...