Vasili: Të krijohet komision SHBA-BE për të hetuar reformën në drejtësi

Saturday, 25 Janar 2020 16:23

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se SHBA dhe BE duhet të ngrenë një komision hetimor për të verifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, keqpërdorimin e fondeve që u dhanë për këtë projekt dhe kapjen e institucioneve nga mazhoranca aktuale.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili u shpreh se tashmë është e faktuar se qe procesi i vettingut ishte selektiv.

Ai shtoi se është po ashtu evidente se në postet kyçe të reformës janë vendosur të afërm të drejtuesve të PS dhe Qeverisë, gjë që nuk garanton se qëndrimi i këtyre institucioneve do të jetë i pavarur.

“Jemi në vitin e 4 të miratimit të kësaj reforme dhe kjo reformë duhet shpëtuar, ndaj ne sot kërkojmë ngritjen e një komisioni Hetim-Monitorimi të Bashkimit Europian për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për përdorimin e fondeve pa fund, në funksion të kësaj reforme”,- deklaroi Petrit Vasili.

Ai argumentoi se gjatë 4 viteve, në vend që drejtësia të ishte bërë më e mirë, por rezulton se ka marrë vendime skandaloze. “Në vitin e 4 të miratimit të reformës konstatojmë skandale dhe vendime të pashembullta që kanë thelluar edhe më tej, në mënyrë dramatike korrupsionin në Shqipëri… Kemi një drejtësi që po liron kriminelët e rrezikshëm që as drejtësia e vjetër nuk guxoi ta bënte në këto nivele”,- tha Petrit Vasili.

Nënkryetari i LSI-së tha se komisioni që do të kryejë hetimet për reformën, me përfaqësues të SHBA dhe BE duhet t’u japë përgjigje të paktën pesë pyetjeve, në lidhje me abuzimet dhe shkelje ligjore që janë vrejtur në këtë proces.

1- Pse u shkelën në mënyrë flagrante të gjitha afatet kushtetuese të vendosura në Kushtetutën e Shqipërisë, kush është përgjegjës për to, pra kush e ka marrë përgjegjësinë se si e kreu për to dhe si duhet të përgjigjen shkelësit e afateve në raport me ligjin?

2- Pse u deformuan ligjet e reformës me interpretime antikushtetuese dhe antiligjore duke kulmuar me zgjedhje anti-ligjore dhe Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe kush morri përgjegjësinë dhe kush është shkaktari që mori kurajën të shkelë Kushtetutën dhe të shpikë institucione që nuk ekzistonin në Kushtetutë dhe të shpiktë votime deri me 36 vota që nuk ekzistonin në Kushtetutë?

3- Si po përdoren dhe si përdoren dhjetëra milionë euro, dollarë dhe lekë? Në funksion të kujt? Me çfarë procedura dhe çfarë rezultati prodhoi?

4- Pse u lejua dhe kush e lejoi dhe e kontrolloi dhe kush e justifikoi fenomenin e nepotizmit të padëgjuar në strukturën e drejtësisë deri në kokën e institucionit të drejtësisë?

5- E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, cili ishte qëllimi politik, kush ishin motivuesit, kush ishin justifikuesit, shqiptarë dhe ndërkombëtarë për refuzimin, hedhjen poshtë me arrogancë të paketës së opozitës për ndryshimet e domosdoshme të ligjeve dhe paketës përkatëse për të kthyer Reformën në frymën e 21-22 korrikut ku u votua me 140 vota, me mbështetjen e Komisionit të Venecias dhe që ishte me qëllime dhe objektive tërësisht të tjera?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...