Këshilli Politik del me një dokument, Bylykbashi: I hapëm rrugën Reformës Zgjedhore

Hënë, 27 Janar 2020 12:27

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore dha një deklaratë për mediat pas mbledhjes së sotme të këtij Këshilli.

Bylykbashi njoftoi se ‘sot ne miratuam axhendën e Reformës Zgjedhore, duke përcaktuar edhe afate përgjatë këtij procesi, ku do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.

Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm i hapet rruga punës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.

Opozita është e angazhuar për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën e bërë gjatë kësaj periudhe në komisionin e Reformës Zgjedhore, që në kohën kur opozita ishte palë e atij komisioni.

Dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur në Këshillin Politik, shitbblerja e votës,  ndarja e politikës nga krimi, problem të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve, çështja e sistemit zgjedhor. Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika.”

Modifikuar më Hënë, 27 Janar 2020 12:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...