Emergjenca civile ende nuk funksionon

E mërkurë, 29 Janar 2020 10:14

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ende të freskëta pasi mijëra banorë në zonat e prekura janë ende të pastrehë, por shqiptarët duhet t’i luten zotit që mos të krijojë ndonjë fatkeqësi tjetër në këtë mes dimri pasi emergjencat civile mbeten ende të shkrehura, pa fonde, struktura etj. edhe pse ngjarje të rënda përjetuam. Ligji i ri i Mbrojtjes Civile që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar dhe që parashikon një riorganizim rrënjësor te sektorit të emergjencës ende nuk po bëhet aktiv. Burimet nga Komiteti i Rindërtimit bëjnë më dije se institucionet e reja të emergjencës civile do të ngrihen nga donatorët, pasi Shqipëria është pjesë e planeve të ndërkombëtare kundër fatkeqësive.

Duke qenë se vendi ynë është më i prekuri në Europë nga përmbytjet tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës, ngritja e institucioneve të reja të emergjencës civile do të realizohet nga donatorët. Pikënisjet e qarta do të jenë pas konferencës së donatorëve dhe se financimet e huaja në këtë fushë si Banka Botërore, apo BE do të drejtohen nga forcimi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile me fonde dhe mjete. Miratimi i ligji të ri dhe vonesat në plotësimin e kuadrit ligjor me akte dhe VKM kanë krijuar një situatë konfuze në administrimin e situatës së tërmetit të 26 nëntorit.

 

Ligji i ri njeh funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes civile, një strukture e re. Ligji i ri gjithashtu e detyron qeverinë që të miratojë planin kombëtar për emergjencat civile dhe të nxjerrë së paku edhe tre VKM dhe shumë udhëzime që të rregullojnë procesin. Si pasojë edhe e kësaj situate, tërmeti i datës 26 nëntor me gjithë dëmet që krijoi, i gjeti të shkrehura strukturat e shtetit që duhet të koordinojnë këto situata.

Ligji i ri për mbrojtjen Civile detyron vlerësimin e rrezikut, llojin, karakteristikën dhe prejardhjen e risqeve nga fatkeqësitë, nivelin e ekspozimit dhe të cenueshmërisë, faktorët që e shkaktojnë apo që e rrisin nivelin e mundësisë së rrezikut, si dhe pasojat e mundshme për jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

Vlerësimi i riskut kryhet në nivel qendror, në nivel qarku dhe në nivel vendor, jo më pak se një herë në çdo tre vjet. Vlerësimi i riskut në nivel qendror miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. Vlerësimi i riskut në nivel qarku miratohet me urdhër të prefektit. Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë duhet të miratohet. Por asnjë nga këto strategji nuk është miratuar dhe për më tepër analiza risku në nivel kombëtar dhe lokal nuk ka. Autoritet shqiptare po presin që emergjenca civile dhe institucionet e saj të ngrihen nga donatorët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...